Ministri i mbrojtjes i Rusisë njoftoi se hapësira ajrore e Sirisë mbrohet nga sistemet raketore të Rusisë.

Sergei Shoigu ministër i mbrojtjes i Rusisë pas takimit të së martës me presidentin Vladimir Putin deklaroi se me dislokimin e sistemeve raketore S-300 dhe S-400 në Siri, hapësira ajrore e këtij vendi mbrohet nga sistemet ruse.

Shoigu gjithashtu njoftoi se anija aeroplanmbajtëse Kozancov në detin Mesdhe për herë të parë është përballur me grupet terroriste në Siri. Kjo anije është dërguar në detin Mesdhe pranë Sirisë, javën e kaluar. Rusia ka dislokuar në bazën Tartus të Sirisë sisteme anti-raketore si ai S-300 për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore dhe për të mbrojtur anijet e saj.

2 COMMENTS

Comments are closed.