Të gjitha trajtimet dhe kremrat antirrudhë mund të jenë të shtrenjta, por një pjesë e mirë e tyre përmbajnë edhe kimikate të dëmshme. Në vend të tyre, në shtëpi mund të përgatitësh një maskë shumë të thjeshtë për fytyrë me përbërës kryesor kakaon.

Për shkak të sasisë së lartë të antioksiduesve, kakao mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave, dhe i jep lëkurës shkëlqim dhe hidratim. Ajo mbron gjithashtu lëkurën nga infeksionet bakteriale dhe virale.

Ja receta për këtë maskë:

1 avokado
2 lugë gjelle kakao pluhur
2 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Fillimisht qëroni avokadon dhe e vendoseni në një enë. Copëtojeni me një pirun dhe pastaj shtoni përbërësit e tjerë. Mund të përdorni shtrydhësen ose një blues nëse doni. Përzijini përbërësit derisa të formohet një pastë e lëngshme. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dy herë në javë.

The post Harrojeni botoksin! Ja si mund t’i zhdukni rrudhat në fytyrë appeared first on Shëndeti.

9 COMMENTS