Një hartë e vjetër franceze, dy shekuj më parë dëshmon trojet shqiptare, që banoheshin nga shqiptarët. Duke e krahasuar me hartën e sotme, për fat të keq shohim se shqiptarëve iu është rrëmbyer pjesa më e madhe e territoreve duke u copëzuar mes fqinjëve.

Studiusi Artan Shkreli sjell këtë hartë të krijuar para Kongresit të Berlinit e realizuar nga francezi Lejean. Në skicimet e francezit shihet se ‘Skipetares’ ishin pjesa më e madhe e territoreve, pikërisht ato me ngjyrë të verdhë.

“Pjesë nga harta etnografike e vitit 1861, para Kongresit të Berlinit, realizuar nga frengu Lejean ( mos harrohet se francezët kishin aksesin më të madh në territoret e Perandorinë Osmane atë kohë, e për rrjedhojë kishin mundësi të mira për studimin etnografik të popujve dhe etnive që e popullonin atë).

Do ishte kurioze, për efekt krahasimi, realizimi i një harte të tillë sot pas një shekulli e gjysmë, për të parë se si ka ndryshuar demografia me shfaqjen dhe konsolidimin e shteteve moderne ballkanike.

Me përjashtim të njollave sllave (gjelbër) dhe vllahe (blu) Lejean shënon më 1861 si SKIPETARES pjesën tjeter (verdhe)”, shkruan Shkreli.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 65722 additional Info on that Topic: epavarura.com/harta-franceze-e-para-dy-shekujve-tregon-shqiperine-qe-duhej-te-ishte/ […]

Comments are closed.