Një hartë e re botës thekson rëndësinë e gjuhëve në formësimin e identiteti kulturor të një vendi. Hartat janë krijuar për njerëzit që synojnë të lëvizin jashtë vendit të tyre dhe të njohin botën duke u bazuar në gjuhën e tyre të dytë.

Një seri hartash të kontinenteve të ndryshme, nxjerrin në pah efektet e kolonizimit dhe imperializmit kulturor. Sipas hartës, në zonën e Azi-Paqësorit, gjuha e dytë pas anglishtes në Austri, është ajo mandarin kineze, e reflektuar kjo në numrin e madh të kinezëve në kombin multikulturor.

Azi- Gjuha e dytë në Kinë, është kantonishtja, ndërsa në vendet tropikale si Malajzia dhe Singapori, shumica e popullsisë flasin rrjedhshëm anglisht. Gjuha e dytë e Koresë së Jugut është gjithashtu anglishtja, ndërsa në Japoni është gjuha koreane.

Evropë -Gjuha e dytë e vendeve të cilat kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik- si Estonia, Letonia, Lituania dhe Ukraina – mbetet rusishtja, ndërsa në Francë dhe Itali, gjuha e dytë mbetet anglezja.

Ndryshe ndodh në Rumani, Serbi dhe Sllovaki, të cilët kanë gjuhë të dytë hungarishten për të se kanë qenë anëtarë të Perandorisë Austro-Hungareze.

Amerika e Veriut- Gjuha e dytë më popullore në Shtetet e Bashkuara dhe në Alaska është spanjollja, ndërsa në Kanada është frëngjishtja. Në Meksikë, gjuha e dytë më e përhapur është ajo e indigjenëve Nahuatl, të njohur historikisht si Aztec.

Amerika Jugore – Gjuha amtare Quechua është e dyta më e folur në Ekuador, Peru dhe Bolivi, ndërsa në Brazil është spanjollja për shkak të kolonializmit. Në Suriname mban anglishten si gjuhë të dytë për të kolonizimit britanik që në si që në shekullin e 17-t. Në Kili, gjuha e dytë është anglishtja, ndërsa në Argjentinë është italiane.

Në Haiti, flitet kryesisht gjuha Creole si e dytë.

Afrika – Në kontinentin afrikan, gjuha më e folur e dyta është anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja dhe kjo lidhet ekskluzivisht me kolonizimin e gjatë të këtyre vendeve. Algjeria ka si gjuhë të dytë gjuhën franceze, ndërsa italiania është gjuhë e dytë në Libi. Në Egjipt dhe Sudan, gjuha e dytë është anglishtja.

5 COMMENTS

Comments are closed.