Të mbledhur përballë shtëpisë së bardhë, disa nga hebrenjtë e Amerikës kanë mbështetur rezolutën e KS të OKB kundër Izraelit.

Sipas një raporti të Press Tv, protestuesit kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit të ndërtimit të jashtëligjshëm të kolonive sioniste në territoret palestineze. Ata kanë theksuar se territoret e pushtuara u duhen rikthyer menjëherë palestinezëve. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që i kërkon Izraelit të ndalë menjëherë dhe plotësisht ndërtimin e kolonive në territoret e pushtuara palestineze, përfshi edhe Kodsin lindor.

14 vende të KS të OKB kanë votuar pro rezolutës në fjalë ndërsa Amerika ka abstenuar. Kjo rezolutë e detyron regjimin sionist të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze mes tyre në lindje të Kodsit. Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka deklaruar se ky regjim nuk do të zbatojë rezolutën e miratuar nga KS i OKB për t’i dhënë fund procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. Në deklaratën e lëshuar prej zyrës së kryeministrit Beniamin Netanjahu është kritikuar ashpër edhe vota abstenim e Amerikës dhe është thënë se Amerika nuk ka mbrojtur Izraelin në këtë çështje. Izraeli me ndërtimin e kolonive sionist synon ndryshimin e demografisë dhe identitetin e Palestinës për të stabilizuar pushtimin e tij në Palestinë.

4 COMMENTS

Comments are closed.