Një deputet i Parlamentit të Irakut ka deklaruar se helikopterët amerikan kanë dërguar ndihma për terroristët e ISIS në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Salim, anëtar i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin e Irakut, deklaroi se misioni i helikopterit ushtarak të Amerikës i cili ka zbritur në rajonin Al-Xhazira, është transportimi i ndihmave ushqimore dhe armëve për grupin terrorist ISIS dhe transferimi i terroristëve dhe disa krerëve të këtij grupi nga ky rajon në një rajon tjetër. Hasan Salim shtoi se ne në asnjë mënyrë nuk do të heshtim për uljen e helikopterëve dhe të avionëve amerikanë në rajonet që kontrollohen nga terroristët e ISIS në Irak. Vlen të theksohet se Amerika duke mbështetur terroristët e grupit ISIS, po mundohet të zgjerojë zjarrin e luftës në vendet arabe dhe islame dhe në këtë kuadër deri më tani avionët dhe helikopterët amerikanë shumë herë nga ajri kanë dërguar ndihma dhe armë për terroristët e ISIS.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 71601 additional Information to that Topic: epavarura.com/helikopteret-amerikane-ndihmojne-terroristet-e-isis/ […]

Comments are closed.