Andi Bushati ka reaguar me një status të shkurtër, pas një replike të Henri Çilit në drejtim të tij.

“Të përçmosh Henri Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ishte i aftë të ndryshonte dhe emrin për të pasur sukses dhe pasuri në qytet, ashtu sikurse kërkon të vetë viktimizohet ai.

Të kesh neveri për modelin e tij do të thotë të përçmosh ata që shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”, shkruan Bushati.

Henri Çili, duke shkruajtur për debatin e fundit mbi lirinë e medies, pas largimit nga puna të Shkullakut dhe Lelës, akuzoi Bushatin si një njeri sahanlëpirës dhe mosmirënjohës.

“Ky sahanlëpirës i tavolinave të pronarëve të tij për gati 20 vjet, befas u zgjua një ditë dhe në një mënyrë të pafytyrë për çdo etikë njerëzorë edhe për rrugaçin e lagjes, u ngrit duke thyer çdo kod njerëzor ku kishte lëpirë sahanët e pronarëve të deritanishëm për të ndërtuar një profil moralist dhe inkuizitor.

Bushati për shembull fantazon se si mua më kishte thirrur në zyrë Edi Rama dhe më kishte kërkuar sakrifikimin e Alfred Lelës dhe sipas kësaj logjike më lind e drejta të fantazoj se në një moment të vetmisë së tij prej amatori, dështaku dhe ziliqari t’i ketë dalë në ëndërr kjo gjë, këtij nipi të shokut Hysni dhe kolopuçi që e përkëdhelte dikur Enver Hoxha: U bë ky Çili nga Labinoti, apo ky aksh nga filan katund apo ky tjetri nga filan malësi të jetë pronar, të ketë pasuri, të ketë status!

Pikërisht kështu dhe vetëm kështu mund të shpjegohet një mllef i kësaj natyre, i këtij pinjolli të dështuar dhe të paemancipuar të Bllokut, bashkuar ndoshta me një etje dhe zili shtesë që i vë qershinë mbi tortë të gjithë këtij grupi intelektualësh, kryesisht me origjinë nga ish-Blloku dhe qeverisja komuniste; djemtë e ministrave dhe anëtarëve të Byrosë politike dhe nuk ka rendësi të persekutuar apo jo, që komunizmi i gjeti në burg apo Bllok. U bë ky Edi Rama të bëhet kryeministër! Është krejt qesharake dhe asgjë më shumë ky ilustrim i faktit që shumëkush në këtë qytet nuk e pranon rezultatin e kapitalizmit, garës, konkurrencës, së djersës, punë së ndershme, respektim të ligjit dhe konkurrencën mbi bazën e meritave brenda hapësirave të sistemit.

Këta punistë, këta ziliqarë, këta humanistë të pamëshirshëm, të rremë, këta priftërinj të rremë të publikes, të mësuar dhe të ilustruar në jetën e tyre ndoshta me çdo kompromis dhe poshtërsi janë duke mbjellë në shoqërinë shqiptare një mllef të pashembullt ndaj kujtdo, dhe nuk e kanë me kriminelin, me hajdutin, abuzuesin, por e kanë me sipërmarrësin si kategori, e kanë me kapitalizmin, pra, e kanë me larine”, shkruante Çili.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/henri-cili-e-quajti-sahanlepires-dhe-deshtak-reagon-andi-bushati-une-nuk-percmoj-fshatarin-qe-ndryshoi-edhe-emrin-por-modelin-e-tij/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/henri-cili-e-quajti-sahanlepires-dhe-deshtak-reagon-andi-bushati-une-nuk-percmoj-fshatarin-qe-ndryshoi-edhe-emrin-por-modelin-e-tij/ […]

Comments are closed.