Dëshmori Adem Jashari i cili shkroi emrin në histori gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, përkujtohet edhe në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Parku “Dëshmori Kosovar, Adem Jashari” në lagjen Çamlık të Pendik-ut është padyshim një nga vendet më të frekuentuar nga banorët e zonës.

Ndërsa në zonën Bayrampaşa ku jetojnë edhe njerëz me prejardhje nga Ballkani emir i Adem Jasharit përkujtohet në parkun që gjendet në qendër të lagjes Ortamahalle. Parku mban emrin “Dëshmori Jashari”.

Mustafa Harun Yılmaz, një banor i kësaj zone, thotë se pasi ka parë emrin e parkut ka bërë një kërkim për Adem Jasharin. “Kur e dëgjova emrin për herë të parë nuk e dija se kush ishte. Lexova që ka bërë histori si dëshmor për vendin e tij. Tek ne dëshmorët nuk harrohen kurrë. Shpresoj që kujtimi i tij të mos fshihet kurrë nga mendjet e njerëzve”, thotë Yılmaz në vijim të fjalës së tij.

Ndërsa edhe një tjetër banore e kësaj zone, Gülsüm Parlak, thotë se emrin e Adem Jasharit më parë nuk e kishte dëgjuar. “Kur pashë emrin e tij në tabelë, menjëherë bëra një kërkim të shkurtër nga celulari. Ishte një ushtar nga Kosova. Kishte luftuar kundër serbëve dhe bashkë me familjen e tij kishte rënë dëshmor. Vendi i tij qoftë xhenneti”, thotë ajo.

Jeta e dëshmorit, komandant Jasharit

Komandant Adem Jashari është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës. Komandant Adem Jashari i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi për të mirën e vendit të tij ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Ai ka marrë pjesë si komandant në operacionet e UÇK-së. Jashari i cili ka luftuar përballë ushtrisë jugosllave, është një person për të cilin ushtria serbe është munduar shumë për ta thyer.

Ndërkohë që ushtria serbe bastisi fshatin e tij, Adem Jashari ka rezistuar bashkë me familjen ndaj ushtrisë serbe. Pas 3 ditësh rrethimi, komandant Adem Jashari bashkë me 52 persona, në mesin e të cilëve ishin dhe nëna, babai dhe bashkëshortja e tij, ranë dëshmorë. Shtëpia e Adem Jasharit përdoret si muze tashmë, ndërkohë që gjurmët e luftës dhe plumbat në muret e saj, ende ruajnë fytyrën e ftohtë të luftës.

15 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/heroi-kombetar-adem-jashari-jeton-ne-memorien-e-qytetareve-te-stambollit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/heroi-kombetar-adem-jashari-jeton-ne-memorien-e-qytetareve-te-stambollit/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 95546 additional Information on that Topic: epavarura.com/heroi-kombetar-adem-jashari-jeton-ne-memorien-e-qytetareve-te-stambollit/ […]

Comments are closed.