Në vitin 2004, Princi Najef bin Favaz Al Shalaan është akuzuar në Shtetet e Bashkuara dhe Francë për përfshirjen e tij në një operacion droge, mes Amerikës së Jugut dhe Evropës. Skema e ka origjinën në një marrëdhënie dashurie mes princit dhe një gruaje kolumbiane me emrin Doris Mangeri në Universitetin e majemit, në vitet 1970. Ata u mbajtën në kontakt dhe herë pas here u takuan gjatë viteve, teksa princi vepronte edhe si një baba virtual zëvendësues për fëmijët e saj. Në vitin 1998, princi pretendohet të jetë takuar me anëtarë të një organizate kolumbiane të drogës, futur përmes Mangerit. Sindikata kryesohej nga Juan Gabriel Usuga dhe Carlos Ramon, ish-kundetërit që kishin humbur të dy nga një sy në aksidente dhe që kishin bërë miliona në tregtinë e drogës. Ata kishin një fermë pranë Medejinit, në Kolumbi, që e quanin Ferma e Ciklopëve.

Princi thuhet se propozoi kontrabandën e kokainës me avionin e tij privat Boeing 727, pastaj pastrimin e parave nëpërmjet një banke që zotëronte, “Kanz Bank”, e vetmja bankë private islamike në Gjenevë. Princi kishte një histori me drogë dhe ishte akuzuar një herë në Misisipi për tregti narkotikësh në vitin 1984. Kolumbianët ranë dakord për planin e tij, dhe 2,000 kg kokainë u kontrabandua në një shtëpi të fshehtë në Karakas, nëpërmjet kamionëve me patate, pastaj u transferuan në 100 valixhe Samsonite, dhe më në fund u vendosën në bordin e avionit të princit. Droga u vendos në një shtëpi në Paris, një pjesë e kokainës u dërgua më pas për në Itali dhe Spanjë. Për fatin e keq të komplotistëve, shtëpia në Paris dhe një dërgesë në Spanjë u zbuluan nga autoritetet. Teksa plasi grindja për fajtorët, kolumbianët u arrestuan në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht politikave drakoniane të Mbretërisë saudite kundër trafikut të drogës, princi deklaroi takimet e tij me kolumbianët ishin thjesht një kërkim për investitorë, për një sipërmarrje të plastikës dhe u shpall i pafajshëm nga gjykatat. Duke qenë se nuk ka traktate ekstradimi mes mbretërisë dhe Francës apo Shteteve të Bashkuara, hetuesit nuk kishin shumë për të bërë. Ministri saudit i brendshëm, Princi Nayef bin Abdel Aziz, madje edhe kërcënoi të anulojë disa marrëveshje biznesi me Francën, nëse hetimi i narkotikëve vazhdonte. Princi Najef bin Favaz Al Shalaan mbetet në ilegalitet. Në gjykatë, Usuga pohoi se ai e pyeti princi pse donte që të kontrabandonte drogë, dhe princi i ishte përgjigjur: “Bota është e dënuar tashmë. Unë jam i autorizuar nga Perëndia për të shitur drogë”.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/histori-te-pista-te-mbreteroreve-saudite-avioni-kokaines-princit-najef/ […]

Comments are closed.