Incubus-i është një demon në formën mashkullore, që mendohet se qëndron mbi njerëzit që janë duke fjetur, sidomos te femrat, me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale me to, sipas një numri traditash mitologjike dhe legjendare.
Në versionin femëror quhet sucubus.

Një incubus mund të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua për të lindur një fëmijë, si në rastin e legjendës së Merlin.
Tradita fetare thotë se marrëdhëniet e përsëritura me një incubus apo sucubus mund të rezultojnë në përkeqësim të shëndetit apo deri në vdekje. Janë ofruar një numër shpjegimesh laikë për origjinën e legjendave të incubus.

Ato përfshijnë shqetësimin mesjetar për mëkatin, sidomos mëkatet seksuale të grave. Viktimat mund të kenë përjetuar makthe ose paraliza gjatë gjumit.

4 COMMENTS

Comments are closed.