Mediat italiane raportojnë për një histori të dhimbshme në një familje shqiptare. Babai, një 54-vjeçar me origjinë nga Shqipëria emrin e të cilit mediat nuk e bëjnë të ditur, akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij për vite me radhë.
Ngjarja sipas Metrololisweb ka ndodhur në Angri në provincën e Saleronos në Itali. Ai është arrestuar tashmë dhe do të përballet para drejtësisë për akuzën e dhunës seksuale dhe abuzimit me të bijën minorene nga vitit 2004 deri në vitin 2011.

Sipas mediave, vajza ka qenë gjashtë vjeç kur babai i saj e ka dhunuar atë me qëlluar me shuplaka në fytyrë, me grushte e shkelma, i përplaste kokën në mur e madje e kërcënonte edhe me thikë.

Ajo që është më e tmerrshme është “arsyetimi” që shqiptari i jepte veprimeve të tij shtazarake: të shikonte nëse vajza e tij ishte e “ndershme” apo nëse kishte pasur raporte me një shok.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 42255 additional Information to that Topic: epavarura.com/historia-horror-ne-itali-babai-shqiptar-perdhunoi-prej-vitesh-vajzen-per-nje-arsye-te-cmendur/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/historia-horror-ne-itali-babai-shqiptar-perdhunoi-prej-vitesh-vajzen-per-nje-arsye-te-cmendur/ […]

Comments are closed.