Hitleri ishte “i ngopur” me drogra, dhe gjatë luftës u bë i varur në një laramani substancash, sipas një libri të ri.

Përderisa nazistët dukeshin se janë kundër të gjitha kemikaleve, një pilulë e quajtur Pervitin u përhap nën udhëheqjen e Hitlerit, sipas “Blitzed: Drugs in the Third Reich” nga autori Norman Ohler.

Edhe ushtarët gjermanë po e përdoronin. Përbërësi kryesor i saj metamfetamina tani njihet si “crystal meth”. Drogat u ngjitën lartë nëpë komanden naziste, dhe veqanërisht tek Hitleri, shkruan rtv21.tv.

Varësia e Hitlerit filloi në vitin 1941, me injektime stereoidesh dhe hormone të kafshëve. Mes vitit 1941 dhe 1944 Adolf gati asnjë ditë nuk kaloi esëll, dhe venat e tij ishin aq të prishura sa edhe doktori mëzi i shpuante.

Edhe pse besohej se Hitleri vuante nga parkinsoni gjatë pjesës së fundit të jetës së tij, ky nuk është rasti sipas Ohler. Sipas tij fabrika të shumta u bombarduan dhe drogat u vështirësuan për tu siguruar, andaj trupi i Hitlerit po shfaqte mungesën e tyre.

2 COMMENTS