Një 46 –vjeçar homoseksual përfundoi pas hekurave pasi përndiqte një 21 –vjeçar dhe e ngacmonte atë seksualisht. Arben G. kishte krijuar një profil fals në Facebook dhe i shkruante vazhdimisht të riut M.C. Komente të tilla si “i ke buzët e bukura” apo “këtu ke dalë bukur” ishin të shpeshta. Dy miqtë e rrjetit social vendosin kontakte direkte dhe takohen. Pas njërit nga takimet Arben G. ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 21 –vjeçarin. Ai ka refuzuar, por kjo nuk është pritur mirë nga Arbeni, i cili ka nisur ta ndjekë atë për disa ditë me radhë. Në një rast ka tentuar t’i futet me dhunë në shtëpi. Në një rast ai i ka dëmtuar edhe derën e shtëpisë. I riu e ka kallëzuar në polici 46 –vjeçarin dhe pas një procesi gjyqësor, gjykata e Tiranës e ka lënë në arrest shtëpie. Por ai e ka thyer masën e sigurisë për të ndjekur të riun. Sipas kallëzimit të viktimës, ai i dilte në vende të ndyshme dhe e prekte në vende intime. Pas denoncimit të dytë Gjykata vendosi ta lërë në burg Arben G.

5 COMMENTS

Comments are closed.