Pamjet tronditëse kanë zbuluar se si mijëra kuajve shtatzënë u merret gjaku i tyre në ferma për t’u injektuar tek derrat me qëllim shtimin e riprodhimit.

Fermerët rrinë me një gjilpërë të madhe në dorë dhe nxjerrin hormonin e fuqishëm të fertilitetit, i cili shpërndahen më pas në kafshë të tjera me synim për të shtuar riprodhimin e pasardhësve.

Praktikat është kryer në fermat e Amerikës së Jugut për t’u injektuar tek derrat ku përveç shtimit të riprodhimit, ata shtojnë edhe në peshë për të prodhuar më pas proshuta dhe salçiçe.

Hormoni që futet tek derrat me anë të serumit Gonadotropin (PMSG), i lejon ato që të rinisin riprodhimin vetëm dy ditë pasi kanë lindur gicat e tyre. Hormonet janë injektuar edhe tek lopët dhe delet.

Ndërkohë që hormoni është përhapur gjerësisht, politikanët bëjnë thirrje për transparencë.

Produkte të tilla shiten masivisht në Britani dhe në vende të tjera.

“Konsumatorët kanë të drejtë të dinë se çfarë ushqimi po hanë dhe praktika të tilla janë të gabuara dhe të diskutueshme. Ato nuk duhet të mbahen sekret”, tha një zyrtare  e lartë për Mirror.

5 COMMENTS

Comments are closed.