Një prej agjencive amerikane ka shkruar se qeveria e re e Amerikës, politikën e jashtme të saj nuk duhet ta përputhë me një grup terrorist (MEK), pasi kjo nënkupton armiqësi e Amerikës me popullin iranian, popull që ka urrejtje të thellë ndaj këtij grupi.

Gazeta amerikane Hufington Post në një artikull të saj shkruan: Zëri i veprimit është më i lartë se zëri i fjalës. Analizimi anasjelltas i tufanit të Twitterit në realitet tregon ndikim devijues për të fshehur qëllimin e vërtetë të qeverisë së Donald Trump që është fakti se qeveria e Trump në plan të parë të vijës së zjarrit amerikan ka vendosur popullin iranian. Kjo nuk është diçka e papritur, pasi Trump në fushën e tij elektorale kishte kërcënuar se do të griste marrëveshjen bërthamore. Në këtë mënyrë Trump edhe më herët ka treguar se nuk mbështet iranianët. Hapi i parë i tij kundër iranianëve ishte nxjerrja e dekretit krejtësisht armiqësor rreth Iranit. Ai Iranin e futi ndër 7 vendet myslimane shtetasit e të cilëve janë të ndaluar të futen në Amerikë. Trump më pas paralajmëroi Iranin për shkak se Irani kreu një testim raketor që kishte karakter mbrojtës. Të tilla veprime, tregojnë qartë se Irani është në objektivin kryesor të Trump dhe ekipit të tij. Një faktor tjetër që tregon se një person apo një qeveri ka ndërmarrë veprimtari agresive dhe kundër Iranit është mbështetja e tyre për grupin terrorist MEK. Hufington Post ndër të tjera shkruan: Organizata MEK njihet ndryshe edhe me emrin Kulti Raxhavi. Ky grup terrorist prej mëse tre dekadash ka propaganduar idenë e ndryshimit të regjimit në Iran me anë të dhunës dhe forcës.

Mbështetësit e këtij grupi kanë dyshime se mos kjo thirrje agresive është një luftë e kryesuar nga Amerika. Përpara sesa Trump të futej në Shtëpinë e Bardhë, shumë analistë janë shprehur të shqetësuar nga fakti se këshilltarët dhe funksionarët e qeverisë Trump janë mbështetës të kultit terrorist MEK. E kaluara e zezë e MEK, përmbledh vrasjen e 6 shtetasve amerikanë të cilët janë vrarë nga ky grup terrorist përpara fitores së revolucionit islamik në Iran. Organizata MEK më vonë ka vlerësuar vrasjen e këtyre shtetasve amerikanë dhe është shprehur e kënaqur nga ky fakt. Pjesëtaret e familjes së oficerit të marinës amerikane i quajtur Col. Jack Turner, i cili u vra nga grupi terrorist MEK, kanë thënë: Ne jemi viktimat e para të terrorizmit, edhe përpara kohës së shpalljes së luftës kundër terrorizmit. Kjo familje vazhdon akoma të ndjekë dosjen e marrjes së dëmshpërblimit për vrasjen e oficerit Turner nga grupi terrorist MEK. Kolonel Paul Shaffer gjithashtu është një tjetër ushtarak amerikan i cili u vra nga grupi terrorist MEK në Iran përpara fitores së revolucionit islamik.

Megjithatë mesa duket presidenti i ri i Amerikës nuk merr parasysh këto fakte dhe shqetësime dhe ka marrë vendim që asistentët dhe këshilltarët e tij t’i zgjedh ndër ata persona që mbështesin grupin terrorist MEK. Trump duke mos dënuar grupin terrorist MEK ka treguar se: Së pari ai me këtë veprim ka treguar se armiqësia e tij nuk është me Iranin, por me iranianët. Populli iranian brenda dhe jashtë vendit ka urrejtje të madhe për grupin terrorist MEK. Përveç kësaj Trump duke mos dënuar grupin terrorist MEK tregoi se armiqësia e tij nuk është me grupin terrorist ISIS, por është me Iranin. Një prej arsyeve të fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale ishte se ai do të shkatërronte ISIS. Mirëpo ISIS mund të shkatërrohet vetëm në rast se angazhohen forcat e koalicionit ku përfshihet edhe Irani. Realiteti në Irak dhe në Siri tregon se dështimi i ISIS në Mosul dhe në Alepo është vetëm për shkak të ndërhyrjes së Iranit. Kjo tregon se Trump në asnjë mënyrë nuk synon të shkatërrojë grupin terrorist ISIS. Qeveria amerikane duke marrë ndihmë nga grupi terrorist MEK tregon faktin se kutia e mjeteve të luftës së Amerikës është boshatisur. Përveç grushtit të sanksioneve të dobëta dhe jo efikase, me futjen në skenë të grupit terrorist MEK Amerika tregoi se nuk ka asnjë gurë shahu për të kërcënuar iranian dhe nga ana tjetër është marrëzi që Amerika fatin e saj ta lidhë me ideologjitë imagjinare të grupit terrorist MEK. Është qesharake që MEK si një parazit fatin e vet e lidh sa në një anë në tjetrën. Në këtë mënyrë zgjedhja e mbështetësve të MEK nuk është një veprim inteligjent.

Imam Khomeini shumë shpejt e kuptoi objektivin e MEK në përpjekjet për të arritur pushtetin në Iran dhe këtë grup e internoi dhe e dëboi nga Irani. Hapi tjetër që ndërmori MEK ishte uniteti dhe bashkimi me Sadamin në luftën kundër Iranit. Ky veprim i MEK ishte tradhti ndaj kombit, një tradhti të cilën nuk e harron asnjë iranian. Pas rrëzimit të Sadamit, MEK kujtonte se me trazirat e krijuara në Irak, trazira që krijuan Al Kaidën, qëllimet dhe objektivat e këtij grupi do të realizoheshin. MEK edhe pas shfaqjes së ISIS dhe Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, kujtonte se duke mbështetur këto grupi do të zinte një vend dhe pozitë në kalifatin e ri. Mirëpo, MEK u dëbua nga baza e tij në Irak dhe u dërgua në Shqipëri. Në të njëjtën kohë Shqipëria nuk ka asnjë arsye që të kundërshtojë Iranin. Një prej mbështetësve të vjetër të Mek është Izraeli i cili pjesëtarët e këtij grupi i ka përdorur për të vrarë dijetarët bërthamorë iranianë. Një tjetër mbështetës i grupit terrorist MEK është Arabia Saudite anti-shiite. Kjo është në kohën kur Izraeli dhe Arabia Saudite tani kanë problemet e tyre të brendshme. Për këtë arsye MEK po mundohet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me qeverinë e Trump. Qeveria e mëparshme amerikane e Barack Obamës kishte ruajtur distancën e saj të largët me MEK dhe asnjëherë nuk ka mbështetur këtë grup në formë të drejtpërdrejtë. Në kohën kur qeveria irakiane kërkoi nga Amerika dhe OKB që të largojnë grupin terrorist nga territori irakian. Pas kësaj Hillary Clinton ish sekretare amerikane e shtetit mori misionin që emrin e grupit terrorist MEK ta heqë nga lista e grupeve terroriste të Amerikës me qëllim që një vend i tretë të pranojë anëtarët e këtij grupi. Që nga viti 2001 e deri tani të gjithë kolegët e mëparshëm të Trump, janë përpjekur për të ngritur sisteme të fuqishme mbrojtëse për Amerikën dhe kanë bërë përpjekje për të përballur me kërcënimet e ISIS ndaj Amerikës dhe ndaj Evropës.

Mesa duket të gjitha këto përpjekje do të zhduken me ardhjen në pushtet të një qeverie e cila e urren tejmase Iranin. Qeveria e Trump në vend që të kuptojë strategjinë e interesave të bashkëpunimit me vende si Irani dhe Iraku në luftën kundër terrorizmit, preferon që ta përballë popullin iranian me terrore dhe frikë. Në këtë mes imagjinata më e gabuar e qeverisë së Trump është që kjo qeveri ta konsiderojë grupin MEK si një grup të besueshëm. Nëse Donald Trump do të vepronte me më shumë zgjuarsi dhe me më shumë vëmendje, ai nuk do të nxirrte dekrete kontradiktore dhe do të arrinte përfundimin se organizata MEK vepron si një parazit. Koordinimi i politikave të jashtme të Amerikës me një kult si MK me padyshim nuk do të garantonte fitoren e Amerikës kundrejt Iranit. Në ana tjetër një veprimtari e tillë do të trondiste pozitën e Amerikës në nivel botëror dhe padyshim bota nuk do të kthehet në një vend më të sigurt dhe më të mirë.

3 COMMENTS

Comments are closed.