I ‘forti’ i Elbasanit nuk i bindet Policisë, shkatërron edhe zgarën e qelisë

57

“Trimërinë” e demonstruar në rrugë ndaj uniformave blu, një 24-vjeçar ka vazhduar të tregojë edhe në qelitë e Elbasanit.
Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se B. H., 24 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 02:00, të ditës së kaluar, në lagjen “5 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur patrullës së përgjithshme për të ndaluar dhe pas shoqërimit, ka dëmtuar dritaren dhe zgarën e dritares në dhomën e shoqërimit.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. H., vjeç 24, banues në Elbasan, pasi rreth orës 02:00, në lagjen “5 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur patrullës së përgjithshme për të ndaluar dhe pas shoqërimit, ka dëmtuar dritaren dhe zgarën e dritares në dhomën e shoqërimit. Nenet 150 e 242 të Kodit Penal.
Shperndaje lajmin I ‘forti’ i Elbasanit nuk i bindet Policisë, shkatërron edhe zgarën e qelisë appeared first on Lajme.al.

Loading...