I penduari që rrëfeu krimet në Fier lihet pa mbrojte nga policia e Xhafajt

23

Personi që pak kohë më parë është paraqitur në policinë e Fierit, ku ka treguar një sërë krimesh të rënda të kryera në Vlorë, është lënë në mes të katër rrugëve nga policia e Fatmir Xhafajt.

Strukturat policore kanë lënë në mëshirë të fatit dëshmitarin i cili guxoi dhe foli për krimet që ai kishte kryer bashkë me anëtarë të tjerë të bandës, për llogari të grupit kriminal që vepron në Vlorë.

E vetmja që po merret me rrëfimin e tij është prokuroria e Fierit, e cila mësohet se ka lënë disa detyra për policinë, në mënyrë që kjo e fundit të verifikojë thëniet e këtij dëshmitari.

Por siç mëson “Pamfleti” policia e Fatmir Xhafajt, “nuk e ka vënë ujin në zjarr” duke mos treguar korrektesë dhe angazhim maksimal me rëfimin e këtij dëshmitari, që guxoi dhe tregoi krimet në Vlorë.

Për më tepër dëshmitarit nuk i është ofruar asnjë lloj mbrojtje duke e lënë në mëshirë të fatit në mesin e katër rrugëve.

“Pamfleti” dy ditë më parë denoncoi se një person anëtar i një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Vlorë, është penduar duke u paraqitur në policinë e Fierit për të treguar të gjithë veprimtarinë kriminale të grupit që kuperonte, trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimet dhe zhdukjet e personit pa lënë asnjë gjurmë, e deri tek lidhjet e krerëve të bandës me zyrtarë të administratës dhe policisë së Vlorës.

Personi i penduar është nga Vlora dhe është paraqitur pak kokë më parë në Drejtorinë e Policisë së Fierit dhe jo në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka asnjë besim në hetimet që do të kryejë policia e Vlorës, lidhur me rrëfimin e tij.

Mëson se ai ja ka besuar dëshminë e tij prej shumë faqesh policisë dhe prokurorisë së Fierit, të cilat tashmë janë duke kryer verifikimet e nevojshme dhe analizuar situatën, megjithëse dëshmitari është marë me rrezerva dhe jo seriozisht nga policia.

Ky rast është i njëjtë me rastin e pendimin të Ndriçim Gjokonës, anëtarit të bandës së tritolit të Julian Sinanajt në Vlorë, i cili edhe pse u paraqit në polici, dhe u dëgjua në 2015 nga Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Sokol Bizhga, ky i fundit nuk e mori seriozisht duke e përcjellë jashtë nga zyra dhe lënë të vetëm në rrugë, Gjokonën, nga i cili u çmontua më pas banda e tritolit dhe krimet e saj.

Gjokona u konsiderua dëshmitar serioz vetëm atëherë kur kërcënoi se dëshminë e tij do e jepte tek televizioni News 24.

E njëjta situatë po ndodh si me Gjokonën dhe me dëshmitarin e penduar që është dëgjuar gjatë në policinë e Fierit, ku strukturat e hetimit të komanduara nga shefi i tyre Fatmir Xhafaj, po kryejnë manovra të rrezikshme për të nxjerë këtë dëshmitar të vyer, si një person të çmendur.

Ekzistencën e këtij personi të penduar e pranojnë dhe strukturat e Policisë së Fierit dhe prokurorisë së këtij qyteti, ku kjo e fundit me sa duket po vlerëson dëshminë e këtij dëshmitari dhe materialin t’ia dërgojnë prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

Por ajo që është më shqetësuesja, është fakti se nga ana e policisë dëshmia është pritur me indiferencë duke e konsideruar rrëfimin e këtij dëshmitari si të pavërtetë dhe si një trillim.

“Pamfleti” mëson se dëshmitari ka treguar krime me emra konkretë dhe vende të qarta, por policia e Xhafaj është treguar skeptike.

Kujtojmë që në Vlorë gjatë këlsaj kohe janë zhdukur tre persona pa lënë gjurmë, dhe se policia por edhe familjarët e të zhdukurve nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për median, pasi kanë frikë pikërisht nga hakmarrja e këtyre grupeve kriminale.

Qarku i Vlorës është kthyer si një tengjere me presion, ku aktualisht vetëm po zien dhe që pritet vetëm të plasi.

Krime të kryera deri tani nuk janë raportuar as në media por edhe nga familjarët, me shpresën se një ditë do i zgjidhin problemet privatisht.

Nga ana tjetër policia e Fatmir Xhafaj qëndron indiferente edhe ndaj rasteve kur mes rradhëve të bandave shkëputet dhe vetëofrohet për bashkëpunim persona që dinë shumë dhe kanë kryer krime në emër të këtyre bandave./Pamfleti

*Foto ilustruese

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

Loading...