Në artikullin e sotëm do ju prezantojmë pesë ilaçet e gjyshes që nuk dështojnë kurrë.

Përdorni patate kur ju pickojnë mushkonjat: Kjo është gjëja më e pazakontë që mund t’ju kenë dëgjuar veshët së fundmi, por ky ilaç i gjyshes funksionon vërtetë. Nëse ju pickojnë mushkonjat, nuk keni pse lyeni trupin me alkool. Mjafton të vendosni një fetë patateje në lëkurë dhe shenja e pickimit do të zhduket menjëhere.

Vendosni hudhër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e një dhëmbi të prishur, sidomos në orët e vona të natës kur nuk keni asnjë mjekim në shtëpi, mund të kthehet në një makth të vërtetë. Ndiqni këshillën e gjyshes, dmth vendosni një thelb hudhër në dhëmbë për 7-10 minuta dhe shpëtoni nga ky shqetësim, shkruan Living.al.

Përdorni lëkurë portokall kur ju bllokohen hundët: Nëse e keni vënë re, shumë prej solucioneve nazale kanë në përmbajtjen e tyre shije portokalli. Pse të harxhoni para duke blerë një të tillë, ku fare mirë mund të zieni lëkura portokalli. Pasi të filtroni lëngun, hidheni në një shishe spray dhe përdoreni.

Hani kos për të luftuar erën e keqe të gojës: Shumë njerëz, të cilët flenë me gojë hapur gjatë natës, nuk mund të mos e vuajnë erën e keqe të që ju vjen nga goja në mëngjes. Zgjidhja ? Një lugë kos esull, bakteret e mira të këtij të fundit eleminojnë erën e keqe të mëngjesit.

4 COMMENTS

Comments are closed.