Iluminatët kanë lënë shenja të ndryshme në botën tonë dhe “të përditshmen” tonë. Në 1 dollarin amerikan, gjendet fytyra e Xhorxh Uashingtonit (George Washington) së bashku me vulën e Thesarit amerikan, dhe në pjesën e pasme të dollarit, janë vulat e mëdha, njëra prej tyre, e titulluar “Novus Ordo Seclorum” që përkthehet “Rendi i Ri i Kohërave” ose “Rendi i Ri Botëror”.

Mendohet se në këtë dollar, nuk është fytyra e Xhorxh Uashingtonit, por fytyra e masonit që themeloi “Iluminatin e Bavarisë”, Adam Veishaupt, që mendohet se ngjante shumë me Presidentin e Amerikës, por gjithsesi, dihet se edhe presidenti i parë i Amerikës ishte gjithashtu mason.

Amerika dhe eventet e saj kanë qënë shpesh të mistershme. Skulptura e koduar e artistit Xhim Sanborn, e cila quhet “Kryptos” gjendet në hyrje të selisë së CIA-s në Virxhinia. Që të jetë ironia edhe më e madhe as CIA nuk ka arritur ta zbërthejë kodin e skulpturës së Xhimit. Skulptura, e cila është e koduar, përmban katër mbishkrime nga të cilat tri janë zgjidhur, ndërkaq i katërti akoma është mister.

Më pas vjen Wilfrid Voynich me prejardhje amerikane, me profesion bibliotekar, i cili ka gjetur librin misterioz të vitit 1913. Sipas tij ky libër e ka marrë emrin “Dorëshkrimi i Voynichit”. Libri misterioz i ilustruar me përmbajtje të panjohur është vepër gjithashtu e autorit të panjohur.

5 COMMENTS

Comments are closed.