collage

Edhe pse ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, tha se ka kërkuar shkarkimin e 3 shefave të komisariateve me argumentin se mbështesin subjekte të caktuara politike, Policia hedh poshtë këto pretendime.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të transmetuar pasditen e djeshme, ministri teknik Dritan Demiraj tha se ka kërkuar shkarkimin e shefit të komisariatit të Dibrës, Gramshit e Pukës, sepse “nuk kanë qenë konform në zbatimin e ligjit për sa i përket të qënurit asnjanës gjatë fushatës zgjedhore”.

Ndërsa, Altin Qato, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policisë e Shtetit, tha sot: “Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike”.

“Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen 14 vepra penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”, informoi gjithashtu Altin Qato.

Deklaratat, Drejtuesi i Lartë i Policisë, i bëri në një deklaratë për mediat ku informoi mbi masat e Policisë së Shtetit për zgjedhjet e 25 Qershorit.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/incidentet-ne-zgjedhje-perplasje-polici-ministri-e-brendshme/ […]

Comments are closed.