Një avion amerikan dhe një rus për pak sa nuk janë përplasur në qiellin e Sirisë. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë amerikanë të ushtrisë. Ngjarja ka ndodhur në datën 17 tetor në orët e vona të natës. Lejtnant General Jeffrey Harrigian, komandant i forcave amerikane konfirmoi lajmin për AFP. “Një aeroplanmbajtëse amerikane ndodhej në zonë, por edhe avionë rusë kanë qenë aty” – tha ai duke shtuar se “nëse palët do të punonin më ngushtë së bashku ajo situatë mund të ishte shmangur”. Të dy avionët kanë qenë duke fluturuar pa drita. Një ushtarak amerikan që ndodhen në një nga avionët tha se kishte ndier turbulenca për shkak të afërsisë së avionit tjetër. “Ishte aq afër sa ndiem edhe lëvizjen e ajrit, prej tij” –tha ky zyrtar. Mes SHBA, NATO dhe Rusisë në krahun tjetër janë tensionuar së tepërmi marrëdhëniet kohët e fundit.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 64944 more Information to that Topic: epavarura.com/incidenti-prane-perplasjes-nje-avion-rus-nje-amerikan/ […]

Comments are closed.