Departamenti i Punëve të Jashtme të ShBA-së në raportin e informacionit shprehet kështu: “Në mënyrë që të ushtrojmë presion mbi Katarin dhe Arabinë Saudite, të cilat po mbështesin financiarisht dhe në logjistikë grupimet e paligjshme radikale në rajon, si për shembull ISIS-in duhet të përdorim diplomacinë si dhe rrugë më tradicionale të shërbimeve informative sekrete.”

 

Është një fat i madh për Arabinë Saudite dhe Katarin që skandal i gjatë seksual i Donald Trumpit e ka penguar shumë vëmendjen e popullit që të përqëndrohet në ekspozimin e  fundit të emaileve që i kanë ardhur Hillary Clinton dhe ato që ajo ka dërguar. Më interesantja nga çdo gjë që mund të gjendet në ato emaile është ajo që duket të jetë një memorial informacioni i Departamentit të Punëve të Jashtme të SHBA-së, që mban datën 17 Gusht 2014, e cila ka të bëjë me përgjigjen e duhur të ShBA-së përsa i përket përparimit të shpejtë të forcave të ISIS-it, të cilat më pas u shpërndanë në veri të Irakut dhe në Sirinë lindore.

Në atë kohë, qeveria amerikane nuk e pranonte kurrsesi faktin që Arabia Saudite dhe aleatët e saj sunnitë mbështetnin ISIS-in dhe të Al-Kaeidën këto lloj lëvizjesh të ngjashme. Megjithatë pavarësisht këtij pretendimi, në memorialin e ekspozuar, në të cilën thuhet se bazohet në “shërbimet e inteligjencës perëndimore, shërbimet e inteligjencës amerikane dhe burimet e tjera në rajon” për informacionet e saj nuk ka ndonjë mëdyshje në lidhje me identitetin e subjekteve të cilët mbështetsin ISIS-in, të cilat në kohën kur është shkruar ky dokument thernin dhe përdhunonin fshatarët e fshatrave Yazidi dhe vrisnin dhe merrnin peng ushtarët e Irakut dhe Sirisë.

Departamenti i Punëve të Jashtme të ShBA-së në raportin e informacionit shprehet kështu: “Në mënyrë që të ushtrojmë presion mbi Katarin dhe Arabinë Saudite, të cilat po mbështesin financiarisht dhe në logjistikë grupimet e paligjshme radikale në rajon, si për shembull ISIS-in duhet të përdorim diplomacinë si dhe rrugë më tradicionale të shërbimeve informative sekrete.” Sigurisht kjo gjë nuk ishte pritur në ndonjë mënyrë të surprizuar nga zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane, megjithatë kjo gjë nuk u pranua kurrë haptazi nga ShBA-ja duke qënë se një gjë e këtillë do të thoshte të dilte kundër Arabisë Saudite, Mretërisë të gadishullit, Turqisë dhe Pakistanit, çka do të thotë se fuqia e saj do të dobësohej deri në nivele të papërfillshme në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore.

SHBA- ja refuzuar, për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë që pas 11 shtatorit që të përballet me këto aleatë tradicionalë sunni dhe pikërisht për këtë arsye në këtë mënyrë ajo ka dështuar totalisht në për të arritur sukses në “Luftën kundër terrorizmit”; 15 vjet më vonë, Al-Kaida, e cila ka arritur që të formësohet dhe përhapet në nivele te ndryshme tashmë na shfaqet shumë më e fortë se ajo që ishte në ato kohë, sepse sponsorët e tyre që në fakt janë institucione shtetërore, të cilat e dinë se nuk do ekzistonin pa ndihmën e saj u kanë dhënë atyre një liri për të lëvizur kudo.

Hillary Clinton, si Sekretare e Shtetit në punët e Jashmte dhe në përgjtihësi të gjithë subjektet që merren me krijimin e politikës së jashtme amerikane duket qartë se janë në dijeni të asaj çfarë po ndodhte. Në një ekspozim të mëparshëm të WikiLeaks-it në një bisedë të Departamentit të Jashtëm të Shtetit e të shkruar nën emrin e saj në dhjetor të vitit 2009 thuhet se “Arabia Saudite mbetet një bazë e rëndësishme e mbështetjes financiare për Al-Kaedën, talebanët, LeT [Lashkar-e-Taiba në Pakistan]”. Megjithatë ky bashkëpunim i Arabisë me këto lëvizje nuk u bë kurrë një çështje e rëndësishme politike në SHBA. Pse jo?

Përgjigja e kësaj pyetje është se Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë se do të ishte në interesin e tyre më të mirë që të ndërpresë marrëdhëniet aleatët e saj tradicionale sunnite dhe për të qënë rë sigurtë që kjo gjë nuk do të ndodh të vënë në dispozicion një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të tyre. Pikërisht për këtëtë arsye, ata tërhoqën në anën e tyre gazetarë, akademikë dhe politikanë të gatshëm për të dhënë mbështetjen e tyre të hapur apo të fshehtë të pozicionimit të sauditëve.

Pikëpamjet e vërtetë të zyrtarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamenti e Punëve të Jashtme të Shtetit kanë qenë të aksesueshme vetëm për një periudhë të caktuar kohe, madje edhe në momentet kur sinqeriteti i tyre është lajm, ato që këto zyrtarë thonë harrohen shumë shpejt. Për shembull, konkretisht, në fillim të këtij viti, Jeffrey Goldberg shkroi në The Atlantic një artikull të bazuar në intervistat e shumta që kishte pasur në takimet me Barack Obamën. Në këto takime Obama “shpesh herë ka vënë në pyetje, në mënyrë të ashpër, rolin që aleatët e tyre sunni arabë kanë luajtur në nxitjen e terrorizmit anti-amerikan. Ai e ka shfaqur qartësisht irritimin që ndjen ndaj ortodoksisë së politikes së jashtme e cila e detyrontë atë që ta trajtojë Arabinë Saudite si aleate.”

Është e rëndësishme që të rikujtojmë cinizmin e Shtëpisëë së Bardhë se si ortodoksia e politikës së jashtme në Washington është prodhuar dhe sa lehtë është që të imponohet ndikueshmëria e saj. Goldberg në artikull shkruan se “një ndjesi që shtrihet gjerësisht brenda Shtëpisë së Bardhë është se shumë nga grupimet më të shquara-politikëbërjes së jashtme në Washington thjesht zbatojnë urdhrin e shumicës sëfinancuesve të tyre që janë arabë dhe pro-Izraelitë. Unë personalisht kam dëgjuar një zyrtar të administratës t’i referohet Massachusetts Avenue, shtëpisë së shumë prej këtyre politikëbërësve, si ‘territor i pushtuar nga arabët’.”

Pavarësisht kësaj gjëje, personat që nëpër intervista të gazetave dhe televizioneve janë vetë-shpallur si analistë akademikë, por që në fakt janë pjesë e këtyre grupimeve të mendimtarëve të politëkbërjes rreth ISIS-it, Sirisë, Irakut, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të gadishullit ose janë të vërtetuar nga simtaia partizane që kanë, ose e injorojnë qëllimisht këtë gjë, ose thjesht bëjnë sikur nuk i shohin këto detaje.

Në emailet e Hillary Clinton të gushtit të vitit 2014 merret si një gjë e mirëqenë fakti se Arabia Saudite dhe Katari janë financuese tër ISIS-it – megjithatë kjo  gjë nuk ishte një provë konvencionale për gazetarët dhe për akademikët e kësaj periudhe. Madje në vend të kësaj, ishte hedhur pretendimi se kalifati i sapo vetë-shpallur kishte aftësinë ekonomike për të qëndruar në këmbë nëpërmjet shitjes së naftës, taksat dhe shitjes së antikave; ky pretendim ishte parashtruar për të lënë përshtypjen se ISIS-i nuk kishte nevojë për financimet e ardhura nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera aleate. I njëjti argument nuk mund të ishte i vlefshëm për t’u përdorur edhe për të shpjeguar financimin e Frontit Nusra, duke qënë se ai nuk kishte nën kontroll asnjë burim të naftës, megjithatë edhe në rastin e ISIS-it është e vështirë të besosh se vetëm me këto të ardhura ato mund të mjaftohen për të menaxhuar vijueshmërinë.

Udhëheqësit irakiane dhe kurdë janë shprehur se ata nuk besojnë as edhe një gërmë të këtij tregimi, në bisedat e tyre private ata pretendojnë se ISIS po u bën shantazh të gjitha shteteve të Gjirit Persik duke i kërcënuar se do të sulmojë me dhunë territoret e tyre nëse ata nuk vazhdojnë t’i paguajnë. Zyrtarët irakianë dhe kurdë nuk paraqitur asnjëherë dëshmi për këtë pretendim, megjithatë duket të jetë e pamundur që njerëz kaq të egër dhe të pamëshirshëm siç janë udhëheqësit Isis të kenë mbetut të kënaqur vetem me taksimin e kamionëve të naftës dhe pronarëve të dyqaneve në tokat e shumta por të varfëra që ato kontrollonin dhe të mos kërkonin të nxirrnin përfitime në shuma shumë më të mëdha nga donatorët privatë dhe shtetërore në prodhuesit e naftës e Gjirit që janë shumë më shumë të pasurë.

Nga përmbajtja e emaileve të fundit që u ekspozuan, arrijmë të kuptojmë në mënyrë të qartë se Departamenti i Jashtëm i Shtetit amerikan nuk kishte asnjë dyshim për faktin se Arabia Saudite dhe Katari kanë qënë financuese të ISIS-it. Megjithatë, gjithmonë ka ekzistuar një paqëndrueshmëti të çuditshme në mes të asaj që administrata e Obamës dinte në të vërtetë në lidhje me Arabinë Saudite dhe shtetet e Gjirit dhe asaj çfarë ata i paraqisin popullit. Herë pas here e vërteta ka mundur që të dalë në sipërfaqe, si përshembull në rastin kur zëvendës-presidenti, Joe Biden u tha studentëve të Harvard-it se “në tetor të vitit 2014 se Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin shumë të vendosura që të rrëzonin Essadin nga pushteti dhe që të fillonin një luftë të kontrolluar fetare sunni-shii. Çfarë bënë për këtë? Ata derdhën qindra miliona dollarë dhe mijëra ton armëve për të gjithë ata që ishin të gatshëm të luftonin kundër Essadit. Vetëm se, njerëzit që ata financuan dhe furnizuan me armë ishin Al-Nusra dhe të Al-Kaida dhe ekstremistë të tjerë xhihadistë që vinin nga vende të ndryshme të botës”, gjë që ra si një bombë në atë kohë. Gjithashtu, Biden duket se nuk e mbështeste aspak faktin se mund të ekzistonin “rebelë të moderuarë” që do të luftonin edhe kundër terroristëve edhe kundër Essadit.

Gjatë viteve që ishte Sekretare e Shtetit për Punët e Jashtme, Hillary Clinton duhet të kritikohet shumë përsa i përket dështimeve të politikës së jashtme amerikane. Megjithatë, vulgariteti e demagogjia e Trumpit, kanë qënë aq shumë prezente saqë Hillary-it nuk i është dashur në asnjë kohë që t’i përgjigjet këtyre kritikave. Kritikat e republikanëve janë fokusuar në çështjet e vdekjes së ambasadorit amerikan në Bengazi në vitin 2012 dhe të tërheqjes ushtarake amerikane nga Iraku në vitin 2011 për të cilat ajo në fakt nuk ishte përgjegjëse.

Nëse Hillary Clinton do të shpallet presidente, kjo do të thotë që miqësia me Arabinë Saudite do të jetë më e ngushtë, megjithatë qëndrimet amerikane ndaj regjimit saudit janë duke u përkeqësuar, sidomos kohët e fundit pasi në Kongres pjesa dërrmuese përmbysi një veto presidenciale të një projekt-ligj që lejon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin qeverinë saudite si shteti që mbanin kombësinë autorët e këtij sulmi .

Ka ndodhur një zhvillim tjetër i cili ka dobësuar pozicionin e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj sunni. Materiali me informacione që u publikua flet për ambiciet rivale të Arabisë Saudite dhe Katarit “për të dominuar botën sunni”. Megjithatë kjo gjë nuk po funksionon për të dyja, duke qënë se dy qytete të mëdha sunni si Aleppo dhe Mosul  janë nën një sulm dhe ka të ngjarë që të dorëzohen. Çfarëdo që Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe të tjerët mendonin dhe kishin në plan kjo gjë nuk ka ndodhur dhe Siria dhe Iraku po paguajnë një çmim të rëndë për shkak të sunnive. Ky është dështimi i cili do të formësojnë marrëdhëniet e shteteve sunite me administratës e re të ardhshme amerikane.

Burimi : Independent

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 25433 more Info to that Topic: epavarura.com/independent-p-cockburn-aleatet-e-shba-se-financojne-isis-dhe-h-clinton-ka-qene-gjithmone-ne-dijeni-te-kesaj/ […]

Comments are closed.