Mjekët në shtetin verior të Indisë, Punjab në mënyrë kirurgjikale kanë hequr 40 thika nga stomaku i një burri 42 vjeçar, i cili i ka “ngrënë” gjatë dy muajve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave të atjeshme të cilat u referohen burimeve nga spitali, thikat ishin të gjata 18 centimetra.

Jatinder Malhotra, mjeku i cili ishte i pranishëm në operacionin pesëorësh deklaroi se burri, i cili ndryshe është i punësuar si polic, “është rast evident psikiatrik” dhe duhet dërguar për mjekim.

Siç pretendohet pacienti nuk dinte t’u sqarojë mjekëve për çfarë arsye ka ngrënë 40 thika. Rast i tillë, siç tha Malhotra, asnjëherë nuk është regjistruar në këtë vend.