Infeksionet “nga poshtë”, mjekimi pastrues me hudhër në vetëm 3 netë

307

Si duhet të ushqehet femra, kur ka infeksione vaginale. Shpesh, çelësi për përmirësimin e shëndetit është ajo që ju keni në pjatën tuaj

Infeksioni vaginal është diçka që shumica e grave e hasin në jetën e tyre. Infeksionet bakteriale, infeksionet e traktit urinar dhe irritime të ndryshme mund të jenë të pakëndshme, të dhimbshme dhe acaruese. Rreth 75% e grave kanë marrë të paktën një infeksion gjatë jetës së tyre, dhe në qoftë se keni vuajtur ndonjëherë një shqetësim të tillë, ju e dini se ky është një telash i vërtetë dhe mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj.
Ushqimet dhe pijet kanë një efekt pozitiv në pH e trupit; disa prej tyre promovojnë shëndetin tuaj dhe disa promovojnë energji. Nuk është çudi, se ajo që ne hamë ka gjithashtu një ndikim shumë të madh për të qenë të shëndetshëm dhe larg infeksioneve.
Shpesh, çelësi për përmirësimin e shëndetit është ajo që ju keni në pjatën tuaj.
Këtu është një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do të ndihmojnë për luftimin e infeksioneve:
– KOSI NATYRAL: Ushqimi probiotik luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen nga infeksionet. Probiotikët, referohen gjithashtu si bakteret “e mira” ose “të dobishme” për të mbështetur mirëqenien e tërë trupit dhe balancimin e pH të trupit. Burimet më të mira përfshijë ushqime të tilla si kosi natyral (kosi grek), Miso, kimchi, dhe kefiri i fermentuar.
– LËNG BORONICE; Lëngu i pastër i boronicës është i njohur për efektin e tij të dobishëm në fshikëz. Ai përmban komponimet acid që ndihmojnë tretjen dhe kështu që ai mund të luftojë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.
– HUDHRA; Hudhra është e njohur si anti-mikrobale dhe anti-fungale. Për rezultate më të mira, konsumojeni të papërpunuar. Një recetë të plotë me hudhër, e gjeni në fund të shkrimit…
– FRUTA DHE PERIME TË FRESKËTA; janë një pjesë e një diete të ekuilibruar që gjithashtu mbështetin shëndetin dhe luftojnë infeksionet.
– VITAMINA C; është e njohur mirë si përforcuese e sistemit imunitar. Luleshtrydhet, kivi, specat jeshile dhe të kuqe dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C.
– ZARZAVATET ME GJETHE; duhet të konsumohen me bollëk. Ato ndihmojnë qarkullimin e gjakut parandalojnë thatësirën e trupit dhe luftojnë infeksionet. Nga perimet me gjethe përmendim: spinaq, lakër jeshile, lakër, sallatë jeshile, sallatë zviceriane, zarzavate të tjera me gjethe.
– AVOKADO; është një tjetër çudi e natyrës që stimulon shëndetin. Avokado përmban B6 dhe kalium dhe lufton infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar.
– FARAT DHE ARRAT; Shtimi i arrave dhe farave të ndryshme në dietën tuaj të përditshme përmirëson shëndetin e gjithë trupit. Vitamina E parandalon thatësirën e brendshme dhe lufton infeksionet në traktin urinar.
– BAJAMET DHE FARAT E KUNGULLIT; janë gjithashtu të pasura me zink. Ky mineral thelbësor rregullon ciklin menstrual dhe largon kruajtjet dhe simptoma të tjera.
– FARAT E LIRIT; janë një tjetër super-ushqim që është mirë të përfshihet në dietën tuaj mbi një bazë të rregullt. Të pasura në phytoestrogens dhe acide yndyrore omega-3, ato ndihmojnë për të rritur nivelet e estrogjenit dhe parandalon infeksionet e brendshme.
– UJI; trupi kërkon shumë ujë për t’u pastruar. Mënyra më e mirë për të arritur këtë është duke pirë sasi të mjaftueshme të ujit, së paku 1.5 deri 2 litra në ditë.

KURA ME HUDHëR

Një kurë shumë e thjeshtë ku përbërësi kryesor është hudhra, mund t’ua bëjë “akull” vaginën tuaj, duke zhdukur çdo lloj infeksioni dhe aromën e pakëndshme. Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes. Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthithë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta. Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil, gjithsesi vetëm tre ditë do të jenë me aromë hudhre. Pastaj, vagina juaj do të jetë si asnjëherë më parë, e pastër dhe me erë të këndshme.
– Mundësia e dytë është të përgatisni një tip paste/pureje dhe ta aplikoni në pjesën e infektuar. Për efekte më të mira, brenda puresë shtoni disa pika vitamine E dhe pakëz vaj kokosi. Por këtë masë përdoreni për pjesët e jashtme, jo duke e futur brenda.
– Para se të shkoni për të fjetur mund të aplikoni një shiringë me kos në vaginë, sidomos nëse infeksioni është nga kandida.

SHMANGNI USHQIMET E MËPOSHTME:

– Sheqernat.
– Ushqimet e shpejta.
– Pijet me gaz dhe pijet energjike.
– Duhanin.
– Alkoolin.
– Grurin e bardhë
– Niseshte misri.
– Ushqimet që përmbajnë tharmin, të tilla si birra dhe buka.

Kur infeksioni është Kandida, si trajtohet

Kandida është një infeksion kërpudhor, i cili mund të shoqërohet me kruajtje, djegie dhe irritim. Kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me sekrecione me aromë të pakëndëshme si edhe djegie gjatë urinimit. Gjinekologia Sara Notarantonio jep disa këshilla në lidhje me këtë infeksion që mund të shfaqet shpesh tek femrat.

SI MUND TË PARANDALONI?

• Mos përdorni sfungjer gjatë larjeve vaginale;
• Bëni pastrimin duke kaluar nga vagina në anus dhe jo e kundërta;
• Mos përdorni deodorant intim;
• Mos përdorni veshje intime sintetike;
• Evitoni veshjen e pantallonave shumë të ngushta.

SI TA TRAJTONI NË MËNYRË NATYRALE!

• Para se të shkoni për të fjetur mund të aplikoni një shiringë me kos në vaginë. Ai është kurues i mirë sepse përmban fermentë laktikë.
• Bëni shpëlarje me sodë bikarbonat në mëngjes.
• Përdorni kundër djegieve një krem me përbërje kamomili.
 • Shpëlahuni sa më shpesh të jetë e mundur.
Shperndaje lajmin Infeksionet “nga poshtë”, mjekimi pastrues me hudhër në vetëm 3 netë appeared first on SuperShendeti.

Loading...