Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Instituti i Shëndetit Publik jep këtë lajm për pickimin e rriqrave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nuk ka të sëmurë nga ethet hemorragjike, derisa ka apeluar për kujdes nga pickimi i rriqrave.
Në njoftimin e dërguar ndër të tjera, Instituti ka dhënë disa rekomandimet përmes të cilave qytetarët mund të mbrohen nga ethet hemorragjike.
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre.
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5.Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpej
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.
Shperndaje lajmin Instituti i Shëndetit Publik jep këtë lajm për pickimin e rriqrave appeared first on Kosova Post.