Gjyqi i Formosusit, papës së vdekur, të cilin si kufomë e nxorrën në gjyq për shkak të një hakmarrjeje politiko fetare, ishte vetëm njëri prej shumë episodeve që kanë shënuar historinë e turbullt të papatit në shekujt nëntë dhe dhjetë. Luftërat politike për kontroll mbi Romën dhe Kishën Katolike bënë që shumë papë të vdisnin në rrethana, të cilat nuk do të ishin jashtë vendi në misteret moderne.

891-896: FORMOSUS

Sipas zërave, Papa Formosus ishte 80 vjec kur u helmua nga mbështetësit e Dukëve të Spoletos. Rrëfimet e kohës thonë se ai vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme.

903: LEO V

Një muaj pasi u bë Papë, Leo V u rrëzua prej Christopherit, që tani nga Kisha konsiderohet të jetë një antipapë. Leo vdiq në burg, ndoshta me urdhër të Christopherit.

914-928: JOHN X

Ai u burgos dhe u vra në Castel Sant’Angelo me urdhër të Marozias, një grua fisnike që e sulmoi papën për shkak se ai nuk i dhuroi kurorën perandorake bashkëshortit të saj.

872-882: JOHN VIII

Një vit pas kurorëzimit të Karlit III (I shëndoshi) si Perandor, Gjoni VIII u helmua, ndoshta nga dikush pranë perandorit. Sipas Analeve të Fuldasit, kur helmi po vononte të bënte efekt, ai u godit në kokë me një çekan.

3 COMMENTS

Comments are closed.