Nën dritën e një projekt-ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan që lejon familjet e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite, irakienët i kanë kërkuar parlamentit të tyre që të kërkojë kompensim për pushtimin amerikan të Irakut.

Pasi Kongresi i SHBA-së e kaloi ‘Aktin Drejtësi Kundër Sponsorëve të Terrorizmit (JASTA),’ i cili refuzon parimin e imunitetit sovran të lejojë familjet e viktimave të 9/11 të padisin Arabinë Saudite, një grup në Irak i ka kërkuar parlamentit që të përgatisë një padi që kërkon kompensim nga SHBA-ja për pushtimin e Irakut.

Grupi ‘Projekti Arab në Irak’ , ‘sheh mundësinë e tyre për të kërkuar kompensim nga Shtetet e Bashkuara për shkeljet nga forcat amerikane pas pushtimit amerikan që pa rrëzimin e presidentit të ndjerë Sadam Husein në vitin 2003,’ – njoftoi të shtunën kanali Al-Arabiya.

‘Ai bëri thirrje për një hetim të plotë mbi vrasjen e objektivëve civilë, mbi humbjen e pronave dhe mbi individët të cilët kanë vuajtur tortura dhe keqtrajtime të tjera nga ana e forcave amerikane.’

Grupi i Irakut është i pari që përfiton nga precedenti i vendosur nga JASTA në hedhjen poshtë të parimit të imunitetit sovran. Presidenti Obama tentoi të vendosë veton ndaj legjislacionit, por vetoja e tij u hodh poshtë nga Senati të mërkurën. Duke kaluar JASTA-n dhe duke i lejuar familjet e 9/11 të padisin Arabinë Saudite, Senati ka bërë kështu edhe SHBA-në të prekshme për veprime ligjore duke kërkuar kompensim për veprimtaritë e saj të politikës së jashtme në të gjithë botën. Një ditë pas votimit të Senatit, ish-senatori republikan Larry Pressler ka shprehur frikën se si një veteran i luftës së Vietnamit, ai tani mund të përballet me veprime ligjore.

‘Si luftarak veteran në Vietnam, unë me siguri mund të paditem nga qeveria e Vietnamit ose nga një qytetar vietnamez,’ – shkroi Pressler në The Hill.

‘Veteranët e Luftës së Gjirit, Irakut dhe Afganistanit janë më të mbrojtur nga veprimet kushtetuese të kongresit, por ne veteranët e Vietnamit do të jemi objektivat e para në qoftë se amerikanët do të padisin Arabinë Saudite.’

Të shtunën padia e parë amerikan është ngritur nën JASTA-n, duke pretenduar se Arabia Saudite ka ofruar mbështetje materiale për al-Kaedën dhe liderin e saj Osama bin Laden. Ankesa u paraqit nga Stephanie Ross DeSimone, e cila u bë një vejushë kur burri i saj, një komandant i marinës, u vra në Pentagon në 9/11. Padia është ngritur edhe në emër të vajzës së çiftit, e cila ka lindur pas vdekjes së tij.

Arabia Saudite mohon fajësinë për sulmet e 9/11, dhe ka paralajmëruar se do të detyrohet të shesë miliarda asete të SHBA-së për të shmangur sanksionet nëse JASTA bëhet ligj, një lëvizje e cila do të destabilizonte dollarin amerikan.

‘Arabia Saudite do të jetë e detyruar të shesë deri në 750 miliardë $ në letra me vlerë të Thesarit dhe asete të tjera në Shtetet e Bashkuara para se të jenë në rrezik për t’u ngrirë nga gjykatat amerikane’, tha Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir në Kongresin e SHBA-së në mars, raportuar nga New York Times. / Gazeta Impakt

Burimi: Sputnik

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 99657 additional Information to that Topic: epavarura.com/irakienet-perdorin-faturen-e-11-shtatorit-per-te-kerkuar-kompensim-nga-shba-per-pushtimin-e-vitit-2003/ […]

Comments are closed.