Irani transmetoi të dielën për herë të parë pamje nga sistemi i ri anti-ajror Bavar 373, që mund të krahasohet me sistemin rus S-300, gjatë një ceremonie në prani të presidentit Hasan Ruhani.

Pamjet e transmetuara nga media të ndryshme iraniane shfaqin Ruhanin dhe ministrin e Mbrojtjes, Husein Dehghan përpara sistemit të ri, një projekt i nisur në periudhën kur Irani ishte ende objekt i sanksioneve ndërkombëtare.

7 COMMENTS

Comments are closed.