Në një reportazh për agjencinë iraniane “Tasnim”, Ndihmëspresidenti i Iranit, Ali Ekber Salihi, tha se janë të gatshëm për negociata të sinqerta me Turqinë, e cila “është një shtet i madh”, në lidhje me zgjidhjen e problemeve rajonale.

Ndihmëspresidenti i Iranit, Ali Ekber Salihi, tha se janë të gatshëm për negociata të sinqerta me Turqinë, e cila “është një shtet i madh”, në lidhje me zgjidhjen e problemeve rajonale.

“Për të vendosur stabilitetin në rajon ne jemi të gatshëm për t’u ulur në tryezë me Turqinë dhe njëherësh edhe me Arabinë Saudite. Për problemet e rajonit mund të negociojmë në një atmosferë të sinqertë pa pasur nevojë për forcat që kanë ardhur përtej oqeanit”, tha Ali Ekber Salihi në një reportazh për agjencinë iraniane “Tasnim”.

Salihi, i cili njëherësh drejton edhe Agjencinë iraniane të Energjisë Atomike, tha gjithashtu se “Turqia me Arabinë Saudite, si dy shtete të mëdha të rajonit, mund të luajnë një rol të madh në rajon. Ky rol duhet të jetë konstruktiv dhe në drejtim të vendosjes së sigurisë dhe jo në drejtim të tensionimit të situatës”.

2 COMMENTS

Comments are closed.