Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Mohammad Javad Zarif konfirmoi se më nuk do t’u japin viza shtetasve amerikanë, duke theksuar se kjo është përgjigje e dekretit ekzekutiv të Trump-it me të cilin ndalon hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve muslimane në SHBA, në mesin e tyre edhe Iranin.

“Nëse ka përjashtime, kjo do të shqyrtohet përmes mekanizmave të krijuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, deklaroi Zarif për gazetën e përditshme “Khorasan daily”, pas takimit me kolegun francez Jean-Marc Ayrault.

Zarif masën reciproke të Teheranit paralajmëroi edhe të shtunën, kur dekreti i Trump-it për ndalesën hyri në fuqi. Presidenti amerikan Donald Trump, të premten, mori vendim për ndalimin e hyrjes së refugjatëve sirianë, ndërsa ndalesë tremujore për dhënie të vizave amerikane vendosi për shtetasit e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Iranin në vit e vizitojnë rreth pesë milionë turistë, kryesisht nga vendet fqinje. Evropianët po ashtu janë mysafir të shpeshtë në këtë vend, ndërsa amerikanët paraqesin më pak se një përqind të vizitorëve dhe janë u nënshtrohen kontrolleve të ashpra.

2 COMMENTS

Comments are closed.