Nga ky sulm të paktën katër persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit, të veshur si doktor, kanë sulmuar spitalin Sardar Mohammad Daud Khan.

Ata janë përleshur me forcat e sigurisë në brendësi të ndërtesës, njoftojnë zyrtarët.

Zyrtarët afganë kanë thënë se nuk e dinë numrin e sulmuesve të spitalit në Kabul. Ata hynë në brendësi të spitalit, pas një shpërthimi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

7 COMMENTS