Kongresi amerikan raportohet se ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës për të zbuluar shanset e “mbijetesës” së liderëve ruse dhe kinezë në rast të një sulmi bërthamor.

Planet janë pjesë e një modeli ushtarak afatgjatë për të testuar reagimin e armiqve të mundshëm në qoftë se lufta bërthamore do të shpërthejë. Kjo është theksuar në një pjesë të Aktit Kombëtar të Autorizimit të Mbrojtjes të 2017-ës të SHBA-ve (NDAA).

Por, Todd Pierce, një ish Major i ushtrisë amerikane dhe historian, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se kjo mund të jetë një goditje nukleare që po përgatisin SHBA-të kundër dy superfuqive: Rusisë dhe Kinës.

Ndërkohë, ish-zyrtari i CIA-s Phil Giraldi nga ana tjetër ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se thjesht Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve po përgatitet për skenarët më të vështirë në Tokë.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 68926 additional Information on that Topic: epavarura.com/ish-ushtaraku-ja-si-vritet-putini-dhe-lideri-kinez/ […]

Comments are closed.