Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rahovec.
“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, kanë njoftuar veteranët e Rahovecit.
Ndërkaq, vetë Bajrami ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për t’u marrë në pyetje në fund të këtij muaji.

Shperndaje lajmin Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ftohet nga Gjykata Speciale appeared first on KosovaPost.