Një kanadez i cili kishte humbur për rreth pesë vjet, është gjetur më shumë se 10 mijë kilometra larg, në xhunglën e Amazonës, me pamje krejt ndryshe nga që dukej pesë vite më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Anton Pilipa, tanimë 39 vjeç, kishte kaluar nëpër dy kontinente, duke ecur zbathur kryesisht me vetëm rroba në shpinën e tij, pasi ai u zhduk nga shtëpia e tij në Vankuver në vitin 2012.

Familja e tij kaloi vite të tëra, në kërkim të ish-punëtorit humanitar, i cili dyshohet se vuan nga skizofrenia, dhe pothuajse kishin hequr dorë nga shpresa se mund ta gjenin atë, kur ata morën një telefonatë.

Një police braziliane, me origjinë kanadeze e kishte gjetur rastësisht Pilipan – të cilin fillimisht e kishte menduar për një lypës – poshtë një rruge, me këmbë të zbathura, pantallona të palara dhe një jelek. Ai nuk kishte pasaportë dhe asnjë dokument të identifikimit.

Për befasi të të gjithëve, me ndihmën e disa agjencive dhe ambasadave ndërkombëtare, ajo ishte në gjendje për të gjetur familjen e tij, të cilët fluturuan atje për t’u bashkuar me të humburin, të dashurin e tyre.

“Unë mbeta i habitur”, ka rrëfyer vëllai i Antonit, Stefani.

“Mendonim se kishte vdekur. Kjo ishte gjëja e vetme që mund të mendonim pas zhdukjes së tij”.

Anton, të cilit i është caktuar terapia ndaj skizofrenisë, thuhet se udhëtoi nëpër të paktën dhjetë vende nga Kanadaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Meksika, Guatemala, Kosta Rika, Panama, Kolumbia, Venezuela, Argjentina dhe Brazili – të gjitha këto pa një pasaportë dhe me shumë pak rroba në shpinën e tij.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/ishte-zhdukur-para-pese-vitesh-kishte-perfunduar-ne-xhungel-keshtu-duket-sot-foto/ […]

Comments are closed.