Një ishull i vogël ka marrë dëshminë si i “mallkuari”, pasi shumë pronar të tij ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze.

Bëhet fjalë për ishullin Gaiola në brigjet e Napolit në Itali, i populluar nga romakët e lashtë, ndërsa atje është ndërtuar edhe një tempull.

Atëherë ishte i njohur si Euplea, legjenda e sajuar e poetit romak Virgjili, i cili thuhet se atje mësonte studentët e tij. Është afër bregut dhe mund të vizitohet me not, por shumë rrallë ka vizitorë për shkak të famës që keqe.

Në vitet 1800, një vetmitar me nofkën “magjistari” ka jetuar në ishull dhe ka mundur të mbijetojë fal dashurisë së peshkatarëve, por një ditë ai u zhduk në mënyrë misterioze dhe besohet se ai mallkoi ishullin përpara se të largohej. Më vonë u ndërtua një vilë në ishull.

Në vitin 1920, ishulli u pronësua nga një ziveran, i cili u gjet i vdekur dhe trupi i tij ishte i mbështjellë me një qilim. Menjëherë pas kësaj, gruaja e tij u mbyt në det.

Pronari i ardhshëm, një gjerman i quajtur Otto Grunback, vdiq nga një atak në zemër gjatë qëndrimit në vilë dhe një tjetër pronar, Maurice-Yves Sandoz, më pas kreu vetëvrasje në një spital psikiatrik.

Ishulli gjithashtu dikur i përkiste Gianni Agnelli, kreu i Fiat, i cili pati vdekje të mistershme tek të afërmit e tij. Multi-miliarderi Paul Getty bleu ishullin, por shpejt nipi i tij u rrëmbye. Një pronar tjetër i ishullit përfundoi në burg.

Ishulli tani është braktisur totalisht dhe vila e mbetur është drejt rrënimi ndërsa era është tejet e keqe. Ishulli është pronësuar nga autoritetet shtetërore.

nintchdbpict000288940282

Ishulli

nintchdbpict000288941990

Ishulli

nintchdbpict0002889301011

Ishulli

nintchdbpict0002889304671

Ishulli

4 COMMENTS

Comments are closed.