Një fakt i bujshëm ka dalë në mediat sllovene që po hap një skandal që mund të shpërthejë edhe më në opinionin publik botëror.

Sipas të përditshmes sllovene Delo, ISIS është armatosur me armë të ish-ushtrisë jugosllave që janë marrë në depot e ushtrisë sllovene, aktualisht vend anëtar i NATO-s.

Një pjesë nga armët dhe municionet nga depot sllovene të ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave, të cilat Sllovenia ia dhuroi Afganistanit në kuadrin e përkrahjes të Perëndimit për qeverinë afgane, janë gjendur në duart e luftëtarëve të ISIS-it në Libi, Irak dhe Afganistan, por e njëjta gjë mbase ka rastisur dhe me armët e vjetra që janë dërguar për asgjësim në fabrikës e specializuar në Slloveni.

Një burim kurd ka botuar në internet dokumentin shoqërues të një arke armatimesh të kapur nga forcat e ISIS-it.

Zbulimi mund të ketë nxjerrë në pah një të papritur interesante: fatura shoqëruese është serbisht dhe armët në kuti janë të kohës jugosllave dhe gjenden sot nën zotërimin serb.

Bëhet fjalë, veç të tjerash, për mortaja 120mm “M-74” të prodhuara në fakt nga një fabrikë armësh në Serbi.

Është interesante që Serbia pasi u ankua në mbarë botën për kërcënimin terrorist shqiptar, dërgon armët e saj për një organizatë si DAESH-i që ka rrënqethur opinionin botëror me filmimet e ekzekutimeve skandaloze të pengjeve.

Sipas disa analizave të ekspertëve të trafikut të armëve dhe sigurisë, ka mundësi që dërgimi i armëve dhe municioneve nga Serbia te ISIS të jetë duke u bërë me një ndërmjetës.

Zyrtarisht. ndërmjetës janë Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë investuar dy miliardë dollarë në vitet e fundit në Serbi dhe që kanë interes të veçantë për armët serbe e jugosllave.

Jo-zyrtarisht, i dyshuar si njeriu që organizon udhëtimin e armëve serbe nëpër cepat e ashpër të Lindjes së Mesme është palestinezi Mohammed Dahlan. Ky është një njeri i komplikuar dhe mund të lexosh gjithshka për të në internet.

Presidenti palestinez, Mahmud Abas e ka akuzuar publikisht se ka vjedhur fondet e palestinezëve kur drejtonte sigurimin në Gaza. Por për lidhjet e tij me grupe të ndryshme në rajon mbetet i fortë. Mund të gjesh edhe artikuj që e akuzojnë se bashkëpunon me forcat ushtarake të Izraelit. (Mes politikanëve palestinezë është e natyrshme që ta akuzojnë njëri-tjetrin si agjentë të Izraelit – një veti që shfaqet nganjëherë edhe mes shqiptarëve kur akuzojnë njëri-tjetrin si njerëz të Greqisë apo Serbisë – ndonëse prirja është zbutur në vitet e fundit).

Mohammed Dahlan ka bërë gjithashtu investime në Mal të Zi e Serbi. Presidenti Nikoliç e dekoroi me Urdhërin Flamuri i Serbisë.

Dahlan shoqëroi zyrtarët e Etihad Airways që ka në zotërim klubin Manchester City në një përpjekje për të financuar në Yllin e Kuq të Beogradit. Kompania arabe bleu gati 49% të aksioneve të JAT Airëays. /tesheshi

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 61449 more Info on that Topic: epavarura.com/isis-eshte-armatosur-nga-serbia-dhe-vendet-e-ish-jugosllavise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/isis-eshte-armatosur-nga-serbia-dhe-vendet-e-ish-jugosllavise/ […]

Comments are closed.