Ueb sajti Daily Mail ka raportuar se terroristët e ISIS vendosin bombat në Kur’an.

Sipas autoriteteve ushtarake amerikane, terroristët e ISIS kanë filluar përdorimin e një taktike të neveritshme, duke përdorur kopjet e Kur’anit si vend për fshehjen e bombave për t’i shpërthyer ato në trotuaret e Ramadit në Irak. Po ashtu kohët e fundit është raportuar se terroristët e ISIS kanë fshehur bombat nëpër frigoriferë. Familjet të cilët janë kthyer në rajonet të cilat ishin kontrolluar nga elementë të grupit terrorist ISIS dhe që janë braktisur tani nga ky grup, posa hapin frigoriferët shpërthejnë bombat dhe humbin jetën dhe plagosen një numër i madh i njerëzve.