ISIS duket se do luftë me të gjithë e kudo, pasi militantët njoftuan se kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit duke shpërthyer makinën e tij. Ata vazhduan duke deklaruar për luftë në Palestinë dhe duke kërcënuar për gjenocid ndaj popullit palestinez.

Komandanti i lartë i Hamasit, Saber Siam u vra të dielën, pasi besnikët e ISIS kishin vendosur një bombë në automjetin e tij.

Militantët e ISIS thanë në një deklaratë se Siam u vra për shkak se ai ishte partner në një luftë të deklaruar kundër fesë dhe kundër muslimanëve, duke punuar për qeverinë heretike në Gaza. – sipas raporteve të Izraelit.

Sulmi është kryer nga rebelët selefistë të anëtarësuar në ISIS, të cilët gjithashtu kanë paralajmëruar edhe banorët lokalë të qëndrojnë larg nga zyrat dhe ndërtesat e Hamasit pasi kanë në plan për të kryer më shumë sulme.

Konflikti midis Hamasit dhe ISIS në Gaza filloi kur forcat palestineze shkatërruan një xhami të improvizuar të përdorur nga Ansar al-Bejt el-Makdis në fillim të majit.

Ansar al-Bejt el-Makdis është një grup egjiptian islamik që është zotuar për besnikëri ndaj ISIS dhe ka rekrutuar palestinezë për Shtetin Islamik.

Pasi prishi xhaminë Almtahabin, Hamasi më pas ka arrestuar shtatë persona, duke përfshirë një selefist vendas, Shejh Jaser Ebu Houli.

ISIS pretendon se do të vrasë personelin e Hamasit një nga një, dhe se i di emrat dhe adresat e të gjithë oficerëve që punojnë për Agjencinë e Inteligjencës Palestineze./ Gazeta Impakt

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 23754 more Information to that Topic: epavarura.com/isis-shpall-lufte-palestines-vret-komandantin-e-hamasit/ […]

Comments are closed.