Nëntë ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi pjesën qëndrore të Italisë, zjarrfikësit duke kërkuar në rrënojat e qytezës italiane San Lorenzo, gjetën një qen të palënduar.

Qeni Romeo nëntë ditë kaloi nën rrënojat e një shtëpie e cila u shemb nga tërmeti me fuqi prej 6.2 ballë sipas Rihterit.

Teksa zjarrfikësit kërkonin nën rrënoja dëgjuan të lehurat dhe nxorën Romeon i cili nuk ishte i frikësuar.

Pronarët e tij deklaruan se nuk kanë besuar se ka mbetur i gjallë, meqë mbeti i ngujuar në katin kur shtëpia u shemb. Videon e gjetjes së qenit e publikuan shumë media botërore.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 96640 more Info on that Topic: epavarura.com/itali-nente-dite-pas-termetit-nxirret-nga-rrenojat-nje-qen-palenduar/ […]

Comments are closed.