Dhjetëra njerëz kanë vdekur gjatë një tërmeti prej 6,2 shkallësh të Rihterit që goditi Italinë qendrore, në orët e hershme të së mërkurës.

Dridhja, e cila goditi vendet afër Perugjia në Umbria – e ka zhytur vendin në kaos, duke bllokuar banorët, shkatërruar shtëpi dhe ka pasur rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.

Me ekipet e shpëtimit të angazhuara deri në maksimum për të tërhequr viktimat nga rrënojat, pse jo edhe për të gjetur ndonjë të mbijetuar, tanimë në këto pjesë është paraqitur edhe frika se tërmeti i fuqishëm mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi natyrore edhe më vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo pasi që, përcjell Telegrafi, vetëm 65 milje larg nga Perugjia në kryeqytetin italian të Romës, një vullkan i fjetur i quajtur Colli Albani po kërcënon për tu aktivizuar pas 36.000 vjetësh të pasivitetit.

I vendosur vetëm 19 milje nga Roma, studiuesit thonë se vullkani është potencialisht më shpërthyes se ai malit të Vezuvit.

v222

Shkencëtarët mendojnë se vullkani përbindësh ishte “zhdukur” pa shpërthyer ndonjëherë në historinë njerëzore.

Por studimet tregojnë se tërmetet masive mund të sjellin vullkanet e fjetura përsëri në jetë, duke shkaktuar frikë se vullkani i fshehtë i Romës mund të kthehet – me pasoja apokaliptike.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, kanë thënë se tërmeti – i njohur si një “rritje vullkanike” – mund të zgjojë vullkane të paktën 500 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Colli Albani është i vendosur afërsisht rreth 200 kilometra larg nga zona e tërmetit, që do të thotë se është mjaft afër për ta bërë atë të shpërthejë.

Edhe pse nuk ka shpërthyer në 36.000 vjet, analiza e shkëmbinjve vullkanit tregoi se ka një cikël shpërthim prej 31.000 vjetësh, që do të thotë se i ka kaluar afati.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/italianet-harrojne-termetin-frike-nga-nje-fatkeqesi-tjeter-natyrore-edhe-vdekjeprurese-foto/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 20158 additional Info to that Topic: epavarura.com/italianet-harrojne-termetin-frike-nga-nje-fatkeqesi-tjeter-natyrore-edhe-vdekjeprurese-foto/ […]

Comments are closed.