Njoftohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar një deputet palestinez pas një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në një deklaratë të publikuar nga Blloku i Ndryshimit dhe Reformës i lidhur me Hamasin theksohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar deputetin palestinez Abdulcebbar Fukaha pas një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit. Ndër të tjera vihet në dukje se ushtarët kanë qëlluar deputetin gjatë arrestimit.

Anëtarja e parlamentit Muna Mansur në lidhje me arrestimin në fjalë duke theksuar se “kjo është një ngjarje që injoron të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare” ajo tha se “Izraeli duke arrestuar një deputet tregon se askush nuk është i lirë nga mundësia për tu arrestuar”.

Forcat e izraelit pothuajse çdo ditë në Bregun Perëndimor ndërmarrin operacione të arrestimeve ndaj palestinezëve. Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë.

7 COMMENTS

Comments are closed.