Izraeli është irrituar nga sanksionet dhe bojkotimi i produkteve të prodhuara në kolonitë sioniste të ndërtuara në territoret e pushtuara të luftës së vitit 1967 nga ana e Evropës.

Burimet palestineze njoftuan se Parlamenti Evropian ka mirtuar një plan të ri për bojkotimin dhe sanksionimin e produkteve të prodhuara nga kolonët sionistë. Agjencia palestineze citon ambasadorin e Palestinës në Bashkimin Evropian z. Abdul’rahim Fara të ketë thënë se janë bërë përpjekje të shumta me shoqërinë civile dhe disa vende evropiane me qëllim që të ushtrohet presione mbi qeveritë evropiane që këta të fundit të sanksionojnë produktet e prodhuara nga kolonët sionistë. Fara shtoi se komisariati i Bashkimit Evropian i ka dhënë leje disa prej anëtarëve të Bashkimit Evropian që të marrin vendim vetë mbi produktet e kolonëve sionistë sipas politikave të tyre. Shumë vende duke ndërmarrë një fushatë kundër produkteve të regjimit sionist, kanë kërkuar që Izraeli t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të njohë zyrtarisht të drejtat e palestinezëve.

Çështja e bojkotimit dhe sanksionimit të produkteve izraelite ka ngjallur shqetësimin e autoriteteve të regjimit sionist. Funksionarët e regjimit sionist kanë shprehur shqetësime për veprimet me ndikim të lëvizjes për bojkotimin e Izraelit (BDS). Agjencia Kudsuna njoftoi se Ailet Shakid, ministri i drejtësisë së regjimit okupator sionist, në një takim të fondit për sigurinë etnike të regjimit sionist, deklaroi se veprimtaria në zgjerim e lëvizjes botërore për bojkotimin e Izraelit dhe për largimin e investitorëve nga Palestina e pushtuar, si dhe vendosja e sanksioneve kundër këtij regjimi në sfera të ndryshme, u kanë dhënë goditje të mëdha Izraelit. Anëtarësimi i disa hebrenjve në këtë lëvizje tregon protestën e tyre ndaj politikave të Tel Avivit dhe veprime të tilla janë shumë të rrezikshme për të ardhmen e Izraelit. Lëvizja botërore për bojkotimin e regjimit sionist BDS është themeluar në vitin 2005 dhe thekson në ndërprerjen e marrëdhënieve kulturore dhe akademike me regjimin sionist deri në kohën kur ky regjim tu japë fund politikave pushtuese të tij. Burimet sioniste kanë pohuar se kjo lëvizje deri më tani i ka dhënë goditje të rënda politike dhe ekonomike Izraelit.

Izraeli akuzoi Francën për favorizim të bojkotimit të produkteve izraelite, pas instruksioneve të dhëna nga Parisi për aktorët ekonomikë përsa i përket aplikimit të një vendimi të BE-së për një etiketim të diferencuar të prodhimeve që vijnë nga territoret e pushtuara nga Izraeli. Ministria franceze e Ekonomisë ka njoftuar operatorët ekonomikë se ata duhet të shtonin koloni izraelite ose një nocion ekuivalent në prodhimet ushqimore të prodhuara në kolonitë, që do të thotë në implantacionet civile izraelite të BPLJ dhe Lartësive Golan, pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967. Ministria franceze e Ekonomisë është e para që zbaton udhëzimet e miratuara në nëntor 2015 nga Bashkimi Evropian. BE miratoi në atë kohë aplikimin e etiketimit duke vendosur për të gjitha vendet anëtare të etiketojnë mallrat e ardhura nga kolonitë izraelit që, për Bashkimin Evropian ashtu dhe komunitetin ndërkombëtar, nuk bëjnë pjesë në territorin izraelit. Kjo masë shkaktoi nervozizëm të qeverisë izraelite të Beniamin Netanjahu. Qeveria izraelite dënoi vendimin francez dhe reagoi nëpërmjet Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme.

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 63898 more Info on that Topic: epavarura.com/izraeli-irrituar-nga-sanksionet-e-evropes/ […]

Comments are closed.