Burime informative të Nigerisë kanë zbuluar se regjimi sionist ka ndihmuar me armë grupin terrorist Boko Haram.

Një faqe informative e Nigerisë të martën në një raport të saj ka deklaruar: “Ushtria e Nigerisë në një bazë të grupit terrorist Boko Haram në malet Sambisa në verilindje të këtij vendi, ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi të madhe të armatimit duke përfshirë edhe predhat dhe raketat M302 të prodhuar nga Izraeli me rreze veprimi 200 km.”

Sipas këtij burimi, hetimet e autoriteteve të sigurisë së Nigerisë tregojnë se armët janë dërguar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Izraeli për grupin terrorist Boko Haram./ PT

4 COMMENTS

Comments are closed.