Zyrtarët në Izrael kanë kërcënuar Sirinë dhe aleatët e saj – duke përfshirë Rusinë veçanti – se prishja e armëpushimit të propozuar nga SHBA do t’i detyrojë ‘shtetet e Gjirit’ që të përkrahin militantët me raketa anti-ajrore.

Një artikull i Reuters me titull, ‘Gjiri mund të armatosë rebelët tani që armëpushimi në Siri është i vdekur: Zyrtarët e Izraelit’, zgjerohet duke thënë:

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti për politikën e Izraelit, tha se Tel Aviv ka mbajtur jashtë Sirisë një numër të madh sistemesh të tilla portative të mbrojtjes ajrore (MANPADS), duke iu bashkuar aleatëve perëndimorë dhe arabë nëpërmjet ndihmës në trajnim dhe në armët e këmbësorisë për të moderuar grupet e opozitës, ndërkohë që ndiqte bisedimet me Moskën.

‘Sauditët kanë menduar gjithmonë se mënyra për të sprapsur rusët është ajo që ka funskionuar në Afganistan 30 vjet më parë – dobësimi i fuqisë së tyre ajrore, duke i dhënë muxhahedinëve MANPADS.’ – tha një zyrtar i dytë izraelit.

Megjithatë, në realitet, ambiciet për të rrëzuar avionët rusë dhe sirianë mbi Siri nuk janë me origjinë Arabe, por më tepër vijnë nga nivelet më të larta të politikës brenda Tel Avivit.

Ne gjithashtu duhet të jemi të mençur që të përdorim mundësi të ndryshme për zonat ku ndalohet fluturimi: Ne nuk mund të godasim një avion pa e ditur nëse është rus apo sirian, por ne mund t’i identifikojmë ato avionë pas krimit dhe të shkatërrojmë aeroplanët sirianë në tokë nëse ata janë vërtetuar të kenë bombarduar një lagje, për shembull. Këto lloj operacionesh janë të komplikuara, pa dyshim, dhe sidomos me avionët rusë në zonë – por unë mendoj se ne kemi bërë një gabim duke u lidhur me këtë çështje, pasi ka mundësi që ne të mund të ndiqemi. / Gazeta Impakt

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/izraeli-kercenon-se-te-armatose-al-kaeden-dhe-isis-raketa-anti-ajrore-kunder-rusise/ […]

Comments are closed.