Një grup izraelit ka kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Facebook për mbështetjen e Hamasit gjatë viteve 2014 dhe 2016.

Një grup izraelit i të drejtave të njeriut ka paditur Facebook-un në emër të familjeve të viktimave të sulmeve palestineze. Grupi Shurat Hadin tha se Facebook ka shkelur Aktin kundër Terrorizmit të SHBA-së, duke lejuar grupet si Hamasi të hapin llogari në këtë platformë sociale. Hamasi e ka cilësuar padinë si përpjekje e Izraelit për të shantazhuar Facebook-un. Viktimat e përmendura në padi janë të gjitha amerikane dhe përfshijnë Taylor Force, 28 vjeç, i cili ka vdekur gjatë vizitës në Izrael në muajin mars. Viktimat e tjera të përmendura janë me shtetësi të dyfishtë, edhe amerikane, edhe izraelite, që kanë pësuar dëme nga sulmet në Tel Aviv, në Jerusalem dhe në BPLJ, në periudhën 2014-2016. Padia, e ngritur në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork, thotë se Facebook, “me vetëdije, ka dhënë mbështetje materiale dhe burime për Hamasin, duke i lehtësuar grupit në fjalë të komunikojë, të rekrutojë anëtarë dhe të planifikojë dhe kryejë sulme”. Facebook ka thënë se nuk komenton çështje që janë subjekt i procedurave ligjore.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 6525 additional Info to that Topic: epavarura.com/izraeli-kerkon-1-miliard-dollare-demshperblim-nga-facebook/ […]

Comments are closed.