Institucionet dhe organizatat e Izraelit raportojnë se po presin lejen për ndërtimin e të ashtëquajturit “tempulli i tretë” në vend të xhamisë Al-Aksa

Qendra Ndërkombëtare e Medias Palestineze, organizata e pavarur e lajmeve publikoi lajmin të hënën, kështu cituan kanalet televizive izraelite.

Zionistët izraelitë pretendojnë se kanë të drejtë të ndërtojnë një tempull të tretë në radhë me profecitë e shkrimeve të shenjta” për të ndjekur traditën e të parave dhe të dytave të ndërtuara në kohët antike.

Në qershorin e kaluar, Ministri i Agrokulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit Uri Ariel tha “tempulli i parë u shkatërrua në 586 PK, tempulli i dytë në 70 PK,” duke shtuar se ai donte të shihte tek ndërtohej një tempull i tretë.

IMEMC raportoi se media e Izraelit supozoi se turma e izraelitëve që favorizojnë ndërtimin e një tempulli ka marrë “mbështetje të gjërë politike dhe popullore.”

“Këto organizata shpjeguan se ishin të gatshëm të sillnin pajisjet dhe mjetet për të filluar ndërtimin e tempullit në vend të Qoshkut të Gurit dhe xhamisë Al-Aksa,” shtoi ai, duke cituar Agjensinë e Medias palestineze Al Ray.

“Më tej ata thanë se koha e plotë që nevojitet për të përfunduar ndërtesën është tre vjet, sipas planeve të tyre.”

Xhamia al-Aksa dhe Qoshku i Gurit janë të ndërtuara në Haram al-Sharif ose Tempulli al-Kuds në Jeruzalem, e cila ishte e pushtuar nga Izraeli në 1967.

Xhamia është vendi i tretë i shenjtë në Islam pas Mesxhidit al-Haram në Mekë dhe Mesxhidit al-Nabawi në Medine. Vendi është i shenjtë për të krishterët dhe çifutët gjithashtu.

Në gusht të 2015-s, Izraeli vendosi kufizime në kalimin e besimtarëve palestinez në zonë, e cila është nën administrimin e Jordanisë, duke ndezur një valë të re tensionesh me palestinezët. Mbi 230 palestinezë janë vrarë nga izraelitët muajt e fundit.

Sipas marrëveshjes së firmosur mes regjimit të Tel Aviv dhe qeverisë jordaneze pas zaptimit të Izraelit të Jeruzalemit Lindor al-Kuds në 1967, u lejuan vizitat në territor, por jo-muslimanët u ndaluan.

Të dielën, shpërthyen përplasje të reja pranë xhamisë pasi mbi 300 imigrantë izraelit hynë në territor dhe performuan ritualet brenda duke thyer marrëveshjen.

Muslimanët e konsiderojnë shkeljen në oborrin e xhamisë al-Aksa si pjesë e fushatës së Judizmit izraelit dhe synojnë të provokojnë qytetin e shenjtë al-Kuds.

Jordania e denoncon fuqishëm Izraelin për sulmin e besimtarëve palestinez në vend dhe duke lejuar “ekstremistët zionistë” të hynë në territor.

Dekadat e fundit, Tel Aviv është përpjekur të ndryshojë përbërjen demografike të Jeruzalemit al-Kuds duke ndërtuar vende ilegale, për të shkatërruar vendet historike dhe për të larguar popullin palestinez./ Gazeta Impakt

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/izraeli-planifikon-ta-zevendesoje-xhamine-al-aksa-tempullin-e-trete-hebre/ […]

Comments are closed.