Prania e aeroplambajtëses ruse në Detin Mesdhe dhe në afërsi të brigjeve të Sirisë, ka zemëruar Izraelin.

Sic raporton qendra informative libaneze Al Ahd, aeroplambajtësja Admiral Kuznetsov dhe disa luftanije ruse kanë shkaktuar zemërimin e funskionarëve izraelitë për shkak se kanë vendosur kufizime ndaj veprimeve të ushtrisë izraelite kundër Sirisë dhe Libanit në Detin Mesdhe. Gjatë vitit të kaluar ushtria izraelite disa herë ka sulmuar pozicionet e forcave siriane, duke u ardhur në ndihmë grupeve terroriste në Siri. Për këtë arsye, Izraeli është i mendimit se prania e luftanijeve ruse në rajonin e Mesdheut përbën një rrezik të madh për avionët izraelitë.

Sic ka theksuar presidenti sirian Bashar Asad, sa herë që ushtria siriane ka arritur suksese në frontin jugor kundër grupeve terroriste, regjimi i Izraelit ka nxituar për tu ardhur në ndihmë terroirstëve, duke sulmuar forcat siriane.

5 COMMENTS

Comments are closed.