Siç njofton agjencia franceze e lajmeve AFP, forcat izraelite kanë sulmuar me artileri të rëndë pozicionet e ushtrisë siriane në lartësitë Golan në provincën Kunejtra.

Që prej muajit shtator e deri tani, Izraeli me pretekste të ndryshme ka bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane në lartësitë Golan, që është një territor prej 1200 km katror dhe që është pushtuar nga regjimi i Izraelit në luftën gjashtë ditore të vitit 1967. Deri tani bashkësia ndërkombëtare nuk e ka njohur zyrtarisht aneksimin e lartësive Golan nga regjimi i Izraelit dhe lartësitë Golan aktualisht është një nga rajonet më të ndjeshme ushtarake në LM dhe që shtrihet 70 km në jug të kryeqytetit sirian Damask.

4 COMMENTS

Comments are closed.