Ken Livingston, ish kryebashkiaku i Londrës në fjalimin e tij anti izraelit ka thense se themelimi i Izraelit ishte gabim i madh. Livingston duke permendur deklaratën e Balfurit thotë se hebrenjtë atëherë kanë ndarë miliona dollar që të arrihet deklarata e Balfurit me qëllim të përndjekjes së palestinezëve nga trojet e tyre shekullore. Ai theksoi se Britania e Madhe ka bërë gabim të madh me themelimin e Izraelit: ” Themelimi i Izraelit ishte gabim historik, pasi që territori i Palestinës që nga lashtësia i ka takuar palestinezëve, pas Luftës së Dytë Botërore, hebrenjëve ka qenë dashtë t’ju mundësohet qëndrimi në ndonjë nga shtetet evropiane apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ken Livingstone ishte kryebashkiak i Londrës nga viti 2000-2008, ndërsa nga viti 1981 gjer në 1986 ishte kryetar i Këshillit të lartë të Londrës, gjithashtu ka qenë edhe në funksion në parlamentin britanez. Sipas fjalëve të tij, izraelitet nuk kanë bërë asgjë që të jetojnë në mirëqenie me palestinezët, dhe qe nga fillimi ishin për përndjekjen e palestinezëve. Kaluan 68 vite nga okupimi i teritoreve palestineze, por plaga është akoma e freskët. Gjatë dekadave të kaluara palestinezët ishin të ballafaquar me ndjekje, vrasje, gjenocid dhe sulmet kontinuale nga ana e regjimit cionist. Shumica e arabëve nga Palestina kundërshtonin shtetin hebrenj apo imigrimin çifut të përmasave  të mëdha, e cila shpesh drejtohej me përndjekjen nga toka e tyre.

“Nuk është konsultuar në asnjë nivel të përgatitjes së planeve evropiane në dispozicion me atdheun e tyre dhe ta në asnjë mënyrë nuk janë ndier të obliguar që të pranojnë realizimi e ri”.”

Ky qëndrimi në përgjithësi tregohet “e paparanueshme” apo ”antisemitizëm” në literaturë amerikane e cila synon të pranojë qëndrimin  fillestar të cilin e ka shprehur lordi Arthur Balfuri, përpiluesi i deklaratës së Balfurit me të cilin Britania është detyruar ”të lehtësojë themelimin e shtetit të popullit hebrenj në Palestinë” nën kushtin se ”nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonin drejtat qytetare dhe fetare të bashkësive ekzistuese arabe në Palestinë”.

Numri i madh i palestinezëve, një milion jetojnë në kampet në Bregun Perëndihmor dhe Rripin e Gazës  si dhe afër kufijve të Libanit, Jordanisë dhe Sirisë; të tjerët jetojnë jashtë kampeve, por pa kurrfarë shtetësie. Shumica e palestinezëve  të brezit të mesëm të palestinezëve kanë lind në kampet e refugjatëve. Myslimanët palestinez në ato kampe jetojnë në kushte te vështira dhe primitive.

Gjatë viteve të okupimit janë kryer krime të shumta dhe masakra mbi palestinezët, ndërsa më shumë se 700 000 palestinez nga fillimi i okupimit janë burgosur. Në fillim të viteve 90′ të shekullit të kaluar, udhëtimi i palestinezëve të cilët jetonin në Izrael, për të kaluar në Jeruslaemin lindor iu nevojitet  leja e qeverisë. Kjo jo vetëm që kufizon aktivitetin ekonomik palestinez, por kufizon edhe te drejtat themelore të edukimit, shëndetësisë dhe lirisë se fesë. / Gazeta Impakt

 

1 COMMENT

Comments are closed.