Sipas Pars Today, në aeroportin e Ankarasë Joe Biden nuk është pritur nga funksionarët më të lartë të shtetit turk. Me pas gjatë ditës nënpresidenti amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin turk, ku kanë diskutuar në lidhje me të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Biden do të zhvillojë vizita edhe në disa shtete të Baltikut. Biden kishte deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në Ankara është solidarizimi me popullin turk pas gusht shtetit të dështuar. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Turqi pas grusht shtetit të dështuar të datës 15 korrik. Pas kësaj ngjarje marrëdhëniet Uashington-Ankara u përkeqësuan për shkak se zyrtarët turq akuzuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pasje dorë në puçin kundër qeverisë dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/ja-cka-ben-turqia-amerikes-ne-shenje-hakmarrje/ […]

Comments are closed.